Kishte publikuar fotografi me armë, policia e arreston të dyshuarin pas dy vjetësh
19.6.2024 - 11:19
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18.06.2024 ka arrestuar një person i cili para dy vjetësh kishte publikuar në rrjete sociale fotografi me pushkë gjuetie.
Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, arma e zjarrit është sekuestruar, ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Leskovec të Prizrenit.