Ilustrim: Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com
Kishte marrë veturë me qira, policia e ndaloi i bastisi edhe shtëpinë e gjeti edhe këpurdha narkotike
Disa lloje të narkotikëve përfshirë edhe kërpudhat narkotike iu gjetën një personi brenda një veture të cilën e kishte marrë me qira për shfrytëzim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20.11.2025, në rrugën Shaqir Igrishta, në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin, i cili fillimisht është ndaluar me veturën të cilën e kishte në shfrytëzim me qira, nën dyshimin se i njëjti është duke kryer aktivitete kriminale me narkotik.
Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dy telefona celularë dhe 750 euro para të gatshme.
E pas kontrollit të veturës policia kreu bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit dhe në një veturë tjetër të tij janë gjetur e konfiskuar 779.8 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 50 gramë substancë narkotike të llojit kokainë, 8.7 gramë kërpudha narkotike, 5-copë katrore (1×1 cm) narkotik të llojit LSD, 1-veturë të tipit ËV dhe 3100 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.