Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Këshilli i Etikës merr vendim t'i shqiptohet vërejtje me shkrim Enver Hasanit, Senati i UP-së pritet ta shqyrtojë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Enver Hasani

Këshilli i Etikës merr vendim t'i shqiptohet vërejtje me shkrim Enver Hasanit, Senati i UP-së pritet ta shqyrtojë

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që profesorit të Fakultetit Juridik, Enver Hasani, t’i shqiptojë vërejtje me shkrim dhe mohim të përfshirjes në mentorim në të gjitha nivelet për një vit vijues.

Ky vendim i Këshillit të Etikës të UP-së i datës 14.07.2025 pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e Senatit të UP-së të premten, më 18.07.2025.

Vendimi ndaj profesorit Hasani vjen pothuajse pa i bërë një vit nga denoncimi që i është bërë nga Avni Puka, dekani i Fakultetit Juridik të UP-së, më 26.08.2024.

Denoncimi i dekanit Puka ndaj profesorit Hasani përmban pretendime se Hasani gjatë gjithë vitit akademik 2023/2024 nuk kishte mbajtur ligjërata; ka marrë thirrje akademike në mënyrë të kundërligjshme duke mos respektuar kohëzgjatjen e thirrjeve paraprake sipas Statutit të UP-së të vitit 2004 dhe ka dëmtuar vazhdimisht imazhin e Fakultetit Juridik dhe UP-së duke dhënë deklarata të ndryshme elektronike dhe audiovizuele.

Ky denoncim fillimisht ishte trajtuar nga një përbërje tjetër e Këshillit të Etikës të UP-së, të cilit i përfundoi mandati më 01.10.2024. Ky Këshill në krye me Iset Morinën kishte vendosur masa shumë më ndëshkuese ndaj Hasanit më 25.09.2024.

Sipas vendimit të Këshillit të Etikës të UP-së (të përbërjes së kaluar), profesori Hasani do të pësonte: degradim, ulje të gradës akademike nga profesor i rregullt në profesor i asociuar; revokim të mirënjohjeve dhe privilegjeve honorifike të Hasanit si ish-rektor i UP-së; mohim të pjesëmarrjes së Hasanit në komisione profesionale për tri vjet si dhe përfshirjes në mentorim të të gjitha niveleve për një vit vijues.

Por, këto masa nuk arritën të miratoheshin në Senatin e UP-së pasi rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, deklaroi vitin e kaluar se vendimit të ish-Këshillit të Etikës i kishte kaluar afati. Hajrullahu kishte thënë se vendimi është dashur të merrej brenda 30 ditësh nga momenti i paraqitjes së shkeljes, ndërsa është protokolluar në UP më 27.09.2024.

Kurse, Këshilli i Etikës i UP-së i udhëhequr nga profesori Flamur Hyseni është arsyetuar në vendimin e tij ndaj Hasanit duke thënë se janë të vetëdijshëm që shkeljet për të cilat pretendohet t’i ketë bërë Hasani shkojnë përtej masave të shqiptuara.

“Ky Këshill merr në konsideratë gjendjen shëndetësore të prof. Hasanit dhe rezervohet nga masat më të rënda si ndërprerja e marrëdhënies së punës apo ulja e thirrjes akademike, të cilat i parasheh rregullativa e Këshillit të Etikës.” – thuhet në vendimin e Këshillit të Etikës të datës 14.07.2025.

KALLXO.com merr vesh se ka pasur reagime nga dy anëtarët e Këshillit të Etikës të UP-së, Qëndrim Gashi dhe Rajmonda Nallbani-Komoni, më 13 dhe 14 korrik 2025 për draft-vendimin për rastin e Enver Hasanit.

Pretendohet se draft-vendimi për profesorin Hasani i përfshin dy pika të denoncimit që nuk janë diskutuar fare dhe për të cilat nuk kanë vendosur të gjithë si Këshill i Etikës, por janë marrë ashtu siç kishte vendosur Këshilli i Etikës i kaluar.

Edhe në vendimin e tyre, për dy pikat e tjera të denoncimit, në të cilat pretendohet se Hasani nuk e ka respektuar Statutin e UP-së të vitit 2004 dhe sa kishte qenë rektor i UP-së ishte emëruar profesor i rregullt; e ka dëmtuar imazhin e UP-së në intervista televizive – Këshilli i Etikës ka marrë për bazë provat e administruara më herët nga Këshilli i Etikës, duke iu referuar vendimit të kaluar të datës 25.09.2024.

Edhe pse KALLXO.com e ka pyetur më 17.07.2025, Këshilli i Etikës i UP-së nuk ka dhënë përgjigje nëse janë diskutuar të gjitha pikat e denoncimit ndaj Enver Hasanit dhe pse kanë vlerësuar që ta marrin në konsideratë gjendjen shëndetësore të Hasanit kur kanë vendosur për vërejtjen me shkrim dhe masën tjetër ndaj tij.

Sipas vendimit të Këshillit të Etikës, profesori Hasani nuk ka deklaruar në këtë Këshill për pretendimet që janë ngritur ndaj tij, ndërsa ka kundërshtuar mundësinë që denoncimi ndaj tij të shqyrtohet nga Këshilli i Etikës. Ai po ashtu thuhet se nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi kundërshtuese për këto pretendime.

Hasani po ashtu nuk është përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com për këtë vendim deri në publikimin e lajmit.

Këshilli i Etikës i UP-së ka konstatuar se profesori Hasani gjatë gjithë vitit akademik 2023/2024 nuk ka realizuar asnjë ligjëratë dhe mungesa e tij nuk është shoqëruar me asnjë vendim formal për lirimin nga detyrimet kontraktore.

Sa i përket kësaj, pretendohet se Hasani ishte paguar për normë dhe mbi normë në shumën prej 15,171.29 euro.

“Vërejtja me shkrim ndaj prof. Enver Hasanit përbën një masë disiplinore, e cila synon ta ndërgjegjësojë atë për rëndësinë e respektimit të normave të komunikimit profesional brenda komunitetit akademik. Në këtë kuptim, kërkohet që prof. Hasani të përmbahet nga çdo sjellje verbale që mund të cenojë dinjitetin dhe integritetin profesional të kolegëve të tij, duke u angazhuar në të ardhmen për komunikim të matur, të respektueshëm dhe në përputhje me standardet e pranuara akademike.” – ka thënë Këshilli i Etikës në vendimin e datës 14.07.2025.

Rasti i Hasanit u hodh dy herë për shqyrtim në mbledhjet e Senatit të UP-së vitin e kaluar, më 27.11.2024 dhe 23.12.2024.

Rektori Arben Hajrullahu kishte njoftuar se kanë pranuar një opinion nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) të datës 17.12.2024, i cili është dhënë për konfliktin e interesit të paraqitur mes ish-kryesuesit të Këshillit të Etikës të UP-së, Iset Morina dhe profesorit Hasani. 

Në opinionin ligjor të APK-së, të cilin KALLXO.com e kishte siguruar, APK i kërkoi UP-së që të trajtohet rasti i Hasanit nga një përbërje e Këshillit të Etikës pa konflikt të interesit.

Këshilli i Etikës së UP-së, i cili e trajtoi rastin e Hasanit, por që i ka përfunduar mandati më 01.10.2024, përbëhej nga katër anëtarë burra: Iset Morina (kryetar), Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica. 

Ndërsa, më 27.11.2024, Senati i UP-së ka votuar anëtarët e Këshillit të ri të Etikës të UP-së, i cili përbëhet nga pesë anëtarët: Flamur Hyseni (kryesues), Rajmonda Nallbani- Komoni, Qëndrim Gashi, Safet Merovci dhe Furtuna Sheremeti.

https://kallxo.com/lajm/senati-i-up-se-merr-kohe-shtese-per-te-vendosur-per-rastin-e-profesorit-enver-hasani/

https://kallxo.com/lajm/rekomandimet-e-keshillit-te-etikes-se-up-se-enver-hasani-mund-te-degradohet-ti-merren-privilegjet-e-mirenjohjet-si-ish-rektor/

Shënim: Artikulli është edituar në paragrafin e dytë, me ç’rast është korrigjuar data. Koha e editimit: 18.07.2025, ora 00:40.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”