Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
KDI kërkon nga autoritetet kosovare informacione për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Aeroplanë - Foto: REL/AP

KDI kërkon nga autoritetet kosovare informacione për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar transparencë për marrëveshjen e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd, pasi që sipas tyre, autoritetet kosovare kanë dhënë informacione të kufizuara lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.

KDI në një komunikatë për media ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e saj dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së kësaj marrëveshjeje.

“Publiku nuk ka informacion për implikimet që kjo marrëveshjeje mund të sjellë, p.sh. me çfarë dokumente udhëtimi do të mundësohet udhëtimi i qytetarëve në mes të këtyre dy kryeqyteteve dhe çështje të tjera që derivojnë nga kjo marrëveshje”, thuhet në njoftimin e tyre.

KDI kërkon nga autoritetet e Kosovës që të njoftojnë publikun mbi përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe implikimeve të saj.

“Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm dhe përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e dialogut dhe normalizimin të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, KDI-ja u bën thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës që të përkushtohen për transparencë dhe llogaridhënie, si parakusht për rritjen e besimit të publikut në procesin e normalizimit”, vijon njoftimi i KDI-së.

Sot është bërë e ditur arritja e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, për vendosjen e linjës së fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd nëpërmjet kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur qëllimin e dy linjave ajrore Eurowings dhe Grupit Lufthansa për të vendosur linje direkte mes Beogradit dhe Prishtinës, të nënshkruara sot në Berlin të Gjermanisë.

Stoltenberg e ka quajtur hap të rëndësishëm pasi që sipas tij, do të mundësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave më lehtë dhe shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Komandanti i misionit tonë të KFOR-it ruan autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe NATO do të mbetet i përfshirë përmes procesit të gjatë të Takimit të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan, të cilin ne e udhëheqim”, thuhet në komunikatën e NATO-s të publikuar në faqen zyrtare.

Kësaj letre i është gëzuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai e ka quajtur hap të rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit mes dyja vendeve.

“Unë mirëpres Letrën e Qëllimit që Kosova dhe Lufthansa të hapin një rrugë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Mirënjohës ndaj Nat. Sec. Këshilltar O’Brien dhe RichardGrenell për lehtësimin e procesit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social ‘Twitter’, të hënën.

Së fundmi ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

https://kallxo.com/lajm/ministria-e-infrastruktures-e-mirepret-hapjen-e-korridorit-ajror-prishtine-beograd/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”