Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kanadaja njofton se do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mark Carney, kryeministri i Kanadasë, Foto: Mark Carney/Facebook, 22.08.2025

Kanadaja njofton se do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Kanadaja do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe do t’i rrisë kontaktet me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare, tha të premten kryeministri kanadez, Mark Carney.

Tarifat kanadeze ndaj makinave, çelikut dhe aluminit amerikan nuk do të hiqen tani për tani, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Otavë.

Carney theksoi se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit e kishin bërë të qartë se nuk do të vendosnin tarifa mbi mallrat kanadeze që ishin në përputhje me marrëveshjen tregtare tripalëshe SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

“Në këtë kontekst, dhe në përputhje me angazhimin e Kanadasë ndaj USMCA-së, unë po njoftoj sot se Qeveria e Kanadasë tani do të përputhet me Shtetet e Bashkuara duke hequr të gjitha tarifat e Kanadasë mbi mallrat amerikane që mbulohen posaçërisht nga USMCA”- tha ai.

Kanadaja ka disa muaj që zhvillon bisedime me SHBA-në për të lidhur marrëdhënie të re ekonomike dhe sigurie, por të dyja palët nuk janë afër një marrëveshjeje.

Kanadaja dhe Kina janë të vetmet kombe që iu kundërpërgjigjën Shteteve të Bashkuara me tarifa hakmarrëse, duke e zemëruar administratën amerikane.

“E mirëpresim këtë hap të Kanadasë, i cili është shumë i vonuar. Presim të vazhdojmë diskutimet me Kanadanë për shqetësimet e administratës lidhur me tregtinë dhe sigurinë kombëtare”- tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Carney foli me presidentin amerikan, Donald Trump të enjten, 21.08.2025. I pyetur nëse presidenti amerikan i kishte thënë se heqja e tarifave do të niste bisedimet, Carney u përgjigj: “Po.”

Carney fitoi zgjedhjet e prillit mbi bazën e një premtimi për t’u përballur me tarifat e Trumpit, por prej atëherë e ka zbutur dalëngadalë tonin e tij.

Në fund të qershorit, Carney hoqi dorë nga një taksë e propozuar për shërbimet digjitale, të cilën kompanitë amerikane e kundërshtonin fuqishëm, dhe në korrik ndaloi së foluri për sanksione të mëtejshme nëse të dyja palët nuk do të arrinin marrëveshje deri më 01.08.2025.

Ky lajm mund të jetë sfidë politike për Carney, partia liberale në pushtet e të cilit ka vetëm një pakicë vendesh në parlament dhe mbështetet tek partitë opozitare për t’iu mbijetuar votëbesimeve.

Kreu i konservatorëve, partisë më të madhe opozitare, këtë javë e akuzoi Carney për një qasje tepër të butë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Pararendësi i Carneyt si kryeministër, Justin Trudeau, më 06.03.2025 kishte vendosur tarifa prej 25% mbi mallra me vlerë 21 miliardë dollarë të importuara çdo vit nga SHBA-ja, si përgjigje ndaj tarifave fillestare të Trumpit./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten