Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kaçanik, shoqërohet në Polici i dyshuari për kanosje ndaj zyrtarit të Gjeodezisë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Kaçanik, shoqërohet në Polici i dyshuari për kanosje ndaj zyrtarit të Gjeodezisë

Një rast i kanosjes së një personi zyrtar u regjistrua të mërkurën e 1 nëntorit në Kaçanik.

Kanosja ka ndodhur ndaj një zyrtari të Gjeodezisë të Komunës së Kaçanikut derisa ishte duke kontrolluar punimet e asfaltimit të një rruge në Kaçanik të Vjetër.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli për KALLXO.com tregon se Rr.E., 53-vjeçar, u shoqërua në Polici rreth këtij rasti dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

“Policia e stacionit në Kaçanik me datë 01.11.2023 rreth orës 16:40 ka pranuar një informatë se një zyrtar komunal për gjeodezi, derisa ishte duke kontrolluar punimet e asfaltimit në rrugën e fshatit Kaçanik i Vjetër, është kanosur dhe njëkohësisht është penguar nga personi Rr.E. (M/K) i moshës 53-vjeçar. I njëjti është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është për procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar kanosje” – deklaroi Veseli.

Qamil Stagova, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis, në një prononcim për KALLXO.com ka treguar se pati kanosje verbale ndaj zyrtarit të Gjeodezisë.

“Një rrugë ka pasë me u shtru me asfalt dhe një familje ka dalë e ka ndërpre punën aty për shkak se “pse nuk po na e bini edhe neve asfaltin”. Pastaj është thirrë edhe menaxheri i projektit, aty ka ardhë puna ashtu, ka ardhë edhe Policia për shkak të pengesave për mos me e kry punën e tash Policia e ka në dorë. Ka qenë duke u shtru rruga “Cenë Loku”. Ka pasë vetëm fjalë aty (me zyrtarin e kanosur)” – tregoi Stagova për Kallxo.com.

Nga Prokuroria e Ferizajt kanë thënë se rasti është cilësuar si kanosje ndaj personit zyrtar.

“Sipas informatave të para, ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Kaçanik të Vjetër, ku një zyrtar komunal për Gjeodezi, përderisa ishte duke kontrolluar punimet e asfaltimit në këtë rrugë të fshatit, është penguar dhe kanosur nga një person.  Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari për rastin në fjalë është intervistuar dhe lënda është proceduar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar “Kanosje ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”