Istog, arrestohet personi i cili me sëpatë tentoi ta vriste një person tjetër
12.11.2025 - 18:14
Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje në Istog.
Ngjarja ka ndodhur më 11.11.2025 në orët e mbrëmjes.
Siç mëson KALLXO.com, i dyshuari kishte tentuar që të vriste me sëpatë një person tjetër.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga mbrëmë (11.11.2025) dhe është arritur arrëstimi i tij gjatë ditës së sotme, më 12.11.2025.
Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe zedhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin.
“Po mund të ju konfirmoj se sot është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- deklaroi Nikçi për KALLXO.com.