Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
International Journal of Biomedicine: Kemi vendosur të pezullojmë pranimin e të gjitha punimeve shkencore nga Kosova

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim - Foto: Pixabay

International Journal of Biomedicine: Kemi vendosur të pezullojmë pranimin e të gjitha punimeve shkencore nga Kosova

International Journal of Biomedicine (IJBM – Revista ndërkombëtare për biomjekësi) ka vendosur të pezullojë pranimin e të gjitha punimeve shkencore nga Kosova për një kohë të pacaktuar.

Marietta Eliseyeva, kryeredaktorja e revistës International Journal of Biomedicine, në një përgjigje për KALLXO.com më 01.10.2025 ka deklaruar se e kanë marrë këtë vendim për punimet shkencore nga Kosova.

Ky vendim i revistës ndërkombëtare për biomjekësi u mor pasi Senati i Universitetit të Prishtinës më 30.09.2025 votoi për përjashtimin e saj nga lista e revistave të njohura për UP-në, në të cilat profesorët mund të publikojnë punime shkencore. 

Sipas vendimit të Senatit, punimet shkencore të profesorëve të UP-së që publikohen pas datës 30.09.2025 në revistën International Journal of Biomedicine nuk do të vlejnë për avancim e emërim si personel akademik i UP-së.

“Duke pasur parasysh një përqindje të lartë të refuzimeve të artikujve nga qendrat shkencore në Kosovë në vitet 2024 dhe 2025 dhe përvojën negative të Universitetit të Prishtinës, një nga universitetet më të mëdha publike në Kosovë, i cili është i thirrur të përmbushë standarde të larta akademike dhe të vendosë një model për etikën shkencore, kemi vendosur të pezullojmë pranimin e artikujve nga të gjitha qendrat shkencore në Kosovë për një periudhë të pacaktuar” – ka deklaruar Eliseyeva më 01.10.2025.

Kryeredaktorja Eliseyeva ka thënë se që prej ekzistencës së revistës IJBM asnjë universitet apo institucion akademik nuk e ka përjashtuar atë.

Eliseyeva tha po ashtu se janë të shqetësuar me kualitetin e punimeve shkencore të dorëzuara nga stafi i UP-së.

“Ne jemi po ashtu të shqetësuar për kualitetin e artikujve të dorëzuar nga shkencëtarët e Universitetit të Prishtinës në Kosovë. Fatkeqësisht, për këtë arsye, mbi 60% e artikujve të dorëzuar ishin refuzuar nga redaktorët e revistës më 2024” – ka thënë Eliseyeva.

Eliseyeva i ka ndarë me KALLXO.com disa prej artikujve të shkencëtarëve të UP-së dhe personave të tjerë, në të cilët thot se përfshihen edhe artikujt e refuzuar më 2024 dhe 2025.

“Ne bëjmë çmos për të përmirësuar cilësinë e të gjithë artikujve të dorëzuar nga Kosova; megjithatë, ndodhin shkelje të papranueshme etike nga autorët” – ka shtuar kryeredaktorja e revistës IJBM.

Eliseyeva e ka konfirmuar se kanë bord editorial në International Journal of Biomedicine, dhe sipas saj, “Të gjithë anëtarët e bordit editorial dhe redaktorët kanë tituj doktoral (Doktor i shkencave ose Ph.D.) me kualifikime të gjera akademike.” 

Sa i përket kohëzgjatjes së publikimit të punimeve shkencore në International Journal of Biomedicine, pasi dorëzohen, Eliseyeva ka treguar se koha mesatare nga dorëzimi deri te vendimi i parë është 10 ditë. 

“Në përgjithësi, rishikimi nga kolegët përfundon brenda 3-4 javësh dhe vendimi i redaktorit merret brenda 7-10 ditëve” – ka shpjeguar ajo.

KALLXO.com e ka pyetur edhe për pagesën që duhet realizuar për ta publikuar punimin shkencor në këtë revistë, Eliseyeva ka theksuar se pagesat janë publike në ueb-faqen e revistës. 

Aty del se pagesa për një faqe të punimit shkencor në formatin online është 132 dollarë.

Punimet shkencore janë një prej kritereve kryesore që një kandidat të marrë titullin profesor asistent, ose për një profesor aktual, të ngrihet në pozitat – profesor i asociuar, profesor i rregullt.

Në revistën International Journal of Biomedicine ka profesorë, kryesisht të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, që kanë punime shkencore të publikuara.

Në mbledhjen e Senatit të UP-së të datës 30.09.2025 u zhvillua një debat mes senatorëve e menaxhmentit të kryesuar nga Arben Hajrullahu, rektor i UP-së.

Avni Hajdari, prorektori për kërkime shkencore, tha se revista International Journal of Biomedicine është diskutuar në Këshillin Qendror të Studimeve të Doktoratës dhe është analizuar.

Rektori Hajrullahu është edhe kryetar i Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës, i cili është organi më i lartë që merret me studimet e doktoratës dhe i kalon lëndët e kandidatëve për doktoratë. Kurse, Hajdari është zëvendëskryetar i këtij Këshilli.

“Ditëve të fundit kanë ardhë disa sinjale për një revistë e cila është cilësu si gjoja problematike… Revista është sipas kritereve, i plotëson kriteret të cilat kërkohen me Rregullore për avancime dhe rregulloret e tjera. Mirëpo, duke pasur parasysh që mund të jetë potencialisht problematike në të ardhmen, qëllimi është me e informu stafin e Universitetit të Prishtinës, me e rujtë integritetin e stafit dhe të UP-së” – tha prorektori Hajdari në mbledhjen e Senatit, më 30.09.2025.

Hajdari i sugjeroi Senatit të UP-së që punimet të cilat dorëzohen për publikim në këtë revistë pas mbledhjes së Senatit të datës 30.09.2025, të mos merren parasysh në procesin e avancimit, stafit, financimit të këtyre punimeve, përmbushjes së kriterit për plotësimin e kushteve të mbrojtjes së doktoratës.

Kurse, më 29.09.2025, rektori Hajrullahu në një intervistë për KALLXO.com tha se nga Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës “kanë kërkuar që këtë revistë me e përjashtu, me i propozu Senatit për ta përjashtuar, meqenëse ka indikatorë të besueshëm se kemi të bëjmë me një revistë grabitqare.”

Në pikën e rendit të ditës për këtë revistë në mbledhjen e Senatit, Hajrullahu u rezervua ta quante në shqip “grabitqare”, por tha “këto revista të themi keqbërëse, që e kanë një emër në gjuhën angleze ‘predatory’, ju mundeni me përkthy se si e quajnë në gjuhën shqipe se u paralajmërova mos me e përdorë në gjuhën shqipe, po, po tingëllon ma ‘cool’ t’i themi ‘predatory’ pra, nëse doni, e ndërrojnë kodin gjenetik si virusi i gripit.”

“Sot është kjo [revistë], nesër veç del tjetra, apo në thelb nuk kanë cilësi, po, indikator kyç, ne e dimë që publikimi kushton, ka një kosto. Po, në qoftë se mund të publikosh, vetëm dhe vetëm me pagesë, atëherë unë besoj që flamuri i kuq duhet me u vendosë aty… Shumë staf i Universitetit të Prishtinës është i involuar në këto lloj publikimesh të cilat jo domosdoshmërisht janë të pavlerë” – shtoi Hajrullahu.

Sipas Rregullores së re të UP-së për avancim, emërim të personelit akademik të datës 03.06.2025, revista të dyshimta (të cilave u referohet në gjuhën angleze “predatory journals”) konsiderohen:

revistat, të cilat nuk e aplikojnë procesin e vërtetë të recensionit, shqyrtimit profesional (“peer review”), nuk dokumentojnë qartë procesin e shqyrtimit, dorëzimit, pranimit dhe publikimit të punimit, nuk kanë fare bord editorial apo ai nuk është i përbërë nga profesionistë të fushës, nuk kanë ueb-faqe ose kanë një të tillë të dyshimtë, personi juridik apo fizik botues, nuk ka adresë ose numër kontakti, deklaron adresë ose numër kontakti fiktiv, paraqet indeksim ndërkombëtar të rremë.

Në pikën 7 të nenit 18 të kësaj Rregullore të UP-së të datës 03.06.2025 thuhet “Senati rezervon të drejtën që në çdo moment ta tërheqë njohjen e publikimit në revistat e dyshimta ose botuesit e dyshimtë, por para vlerësimit përfundimtar të kandidatit”.

KALLXO.com pasi mori vesh se Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka mbajtur një mbledhje, më 29.09.2025 dhe kanë vendosur për qëndrimin e tyre për revistën International Journal of Biomedicine, e pyeti zyrtarisht Sefedin Muçajn, dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për qëndrimin e tyre.

Muçaj nuk iu përgjigj pyetjeve të KALLXO.com, por e tregoi qëndrimin e Fakultetit në mbledhjen e Senatit të UP-së.

Sipas deklarimit të tij, ata po kërkojnë që profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë t’u njihen punimet shkencore që i kanë të publikuara deri më 30.09.2025 në revistën International Journal of Biomedicine, pra të mos dëmtohen.

“Qëndrimi i Fakultetit të Mjekësisë është si masë preventive, mbrojtja e kandidatëve, meqenëse nuk e tham këta që po pajtohemi, pas vendimit sot që do të merret, të mos dërgohen punimet. Që mos të dëmtohen asnjë kandidat retroaktivisht, ky është edhe qëllimi” – tha Muçaj.

https://kallxo.com/lajm/senati-i-up-se-perjashtoi-international-journal-of-biomedicine-nga-lista-e-revistave-te-lejuara/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”