Inspektorati deklarohet lidhur me vdekjen e punëtorit pas lëndimit në vendin e punës
Një punëtor ka vdekur në Prishtinë mbrëmë pas mesnatës, viktima ishte lënduar në vendin e punës në tetor të këtij viti, ndërsa ishte në trajtim në QKUK.
Lidhur me këtë rast Inspektorati i Punës në një deklarim për KALLXO.com, bëri të ditur se rasti është trajtuar si “lëndim i rëndë” në ndërtimtari.
“Me datë 13.10.2022 ka ndodh një lëndim i rënd i një punëtori në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodh në ndërtimtari dhe është trajtuar nga inspektorati i punës. I aksidentuari i është goditur nga ngarkesa e varur në litar të kranit i vendosur mbi kamionin bartës”- thotë Inspektorati.
Sipas tyre, në momentin kur ka ndodhur aksidenti është trajtuar si rast i “lëndimit të rëndë” pasi personi ka qenë gjallë dhe se ata nuk kanë pasur njohuri që i njëjti ka vdekur.
“Në momentin kur ka ndodh aksidenti rasti është vlerësuar si aksident i rëndë sepse i aksidentuari ka qenë gjallë. Nuk kemi pas njohuri të ketë ndërruar jetë. Për hollësitë tjera jemi në pritje të raportit zyrtar nga Inspektori që e ka hetuar rastin”- thuhet me tej në deklarimin e tyre.
https://kallxo.com/lajm/prishtine-punetori-vdes-pas-lendimeve-qe-kishte-pesuar-ne-vendin-e-punes-ne-muajin-tetor/