Foto-ilustrim
Incident në Podujevë, një polic goditet me veturë, arrestohen 3 persona
09.11.2025 - 23:09
Një incident i rëndë ka ndodhur sonte, më 09.11.2025, në Gllamnik të Podujevës.
Sipas burimeve të KALLXO.com, një person ka shkelur me veturë në këmbë një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Burimet tregojnë se zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë personit të ndalonte veturën, por ai nuk e ka ndalur dhe në momentin që polici ka dalë në anën tjetër të rrugës për ta ndalur të dyshuarin, ai e ka shkelur në këmbë me rrotën e veturës.
Gjithashtu, burimet tregojnë se polici ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar 3 persona.