FOTO: VOA GJYKATA KUSHTETUESE E SHQIPERISE
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pezullon dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë
09.10.2025 - 14:30
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, raporton Euronews Albania.
Kushtetuesja vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.
Avokatët e Erion Veliajt ankimuan dekretin e presidentit Begaj për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme në bashkinë e Tiranës më 9 nëntor duke e cilësuar në shkelje të Kushtetutës.
Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese u mbajt në afatet e fundit, duke marrë parasysh që avokatët e Veliajt e kishin ankimuar të enjten e kaluar dhe afati ishte 10 ditë.