Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Gjilan, raporton në Polici se familjaren e futi në veturë pa dëshirën e saj
08.6.2025 - 08:52
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka raportuar se vajzën e axhës së tij, pa dëshirën e saj e ka marrë dhe e ka futur në veturën e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari më pas ka vazhduar rrugën në drejtim të Prishtinës.
PK njofton se rasti ka ndodhur në Gjilan më 07.06.2025, rreth orës 13:20.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”- thekson Policia.
Rasti është inicuar si privim i kundërligjshëm nga liria.