Gjetja e plantacioneve të kanabisit në Pejë në shtator 2024 - arrestohen edhe tre të dyshuar
Prokuroria Themelore e Pejës së bashku me Policinë e Kosovës kanë njoftuar për arrestimin e tre personave për kultivimin e narkotikëve gjatë vitit 2024 në Sverkë të Pejës.
Arrestimi i tre të dyshuarve u krye në orët e hershme të mëngjesit të datës 30.10.2025. Veprat që rëndojnë mbi ta janë: “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tre personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para kesh.
Me kërkesë të prokurorit të shtetit, lidhur me këtë rast, më herët në shtetin e Shqipërisë ishin arrestuar edhe tetë persona të tjerë.
Gjatë ditës së sotme ka vazhduar numërimi i sasisë së narkotikut që u sekuestrua gjatë datës 27.09.2024, në fshatin Sverkë në Pejë. Droga që u sekuestrua tashmë sipas numrimit të fundit arrin vlerën më shumë se 2 tonë. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com edhe prokurori i rastit Ersan Qavolli.
“Janë 1 mijë e 35 kilogramë e 712 gram lëndë narkotike e sekuestruar dje (27.09.2024) dhe sot nga matjet ka rezultuar kjo sasi e sakte në vendin e ngjarjes ndërsa bimë të shkatërruara kanë qenë 2850 sosh. Pas matjeve të sakta që janë bërë sot, numri i të gjithë sasisë del që në total gjithsej narkotikë të sekuestruar në vendin e ngjarjes arrinë më shumë se 2 tonë”- ka thënë Qavolli për KALLXO.com.
Tri parcela të gjera me lëndë narkotike të gatshme e të bimë të mbjella janë zbuluar në një fshat të Pejës më 27.09.2024 ndërsa ekipe të shumta të policisë kishin rrethuar vendin e ngjarjes pasi narkotiku do të sekuestrohej ndërsa bimët e mbjella do të shkatërroheshin.
Nga këto bimë në parcelën e tretë siguroheshin 133.95 kg narkotikë ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400 kg, me sasi të përgjithshme rreth 500 kg, të cilat ishin në shitje deri me datë 27.09.2024.
Më 27.09.2024, gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit janë hetuar nga Policia e Kosovës, të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
https://kallxo.com/lajm/detaje-nga-prokuroria-me-shume-se-2-tone-droge-u-sekuestrua-ne-rajonin-e-pejes/
https://kallxo.com/lajm/nje-ton-droge-e-sekuestruar-ne-peje-cka-thuhet-ne-dosjen-e-prokurorise-per-te-dyshuarin-nga-shqiperia/