Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjashtë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kaçanik, Mitrovicë dhe Gjakovë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Pixabay

Gjashtë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kaçanik, Mitrovicë dhe Gjakovë

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë datave 7 dhe 08.10.2025 në disa komuna të vendit, në të cilat viktima në shumicën e rasteve janë gra.

Në Prishtinë, më 07.08.2025, është raportuar një rast dhune, ku një burrë ka sulmuar një grua, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Sipas Policisë, viktima kishte arritur të ikte nga banesa pas dhunës që kishte pësuar, kurse i dyshuari gjendet në arrati, thuhet në raportin policor të datës 09.10.2025.

Një tjetër rast është regjistruar në kryeqytet më 8 tetor rreth orës 00:30, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë ndaj saj.  “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,” – njofton Policia.

Po atë ditë, rreth orës 02:30, është raportuar një rast tjetër dhune në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje. Viktima, një grua kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj dhe ka marrë tretman mjekësor. “I dyshuari gjendet në arrati” – thuhet në raportin 24 orësh.

Edhe në Kaçanik është raportuar për një rast të dhunës në familje që përfshin lëndim të lehtë trupor. Më 8 tetor rreth orës 16:00, Policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten pas një mosmarrëveshjeje. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – sqaron Policia.

Në Gjakovë, më 8 tetor rreth orës 01:00 të mëngjesit, Policia ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar me fjalë të ndryshme vajzën e tij,” – thuhet në njoftimin e Policisë. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa “me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër është raportuar në Mitrovicë.

Sipas Policisë, më 08.10.2025 – 00:30 është arrestuar i dyshuari, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”