Laureatët Mzia Amaglobellit nga Gjeorgjia dhe Andrzej Poczobut nga Bjellorusia. Foto: Parlamenti Europian
Gazetarët e burgosur, Poczobut e Amaglobeli, laureatë të Çmimit të sivjetmë Sakhraov
Parlamenti Europian ua ndarë të mërkurën (22.10.2025) Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit Andrzej Poczobut nga Bjellorusia dhe Mzia Amaglobellit nga Gjeorgjia, ka raportuar televizioni Euronews.
Dy gazetarët laureatë, njëri i burgosur në Bjellorusi dhe tjetra në Gjeorgji, kanë fituar çmimin më të lartë të Bashkimit Europian për të drejtat e njeriut, Çmimin Sakharov, ka njoftuar presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Poczobut është korrespondent i gazetës polake me ndikim “Gazeta Wyborcza”. Ai u dënua për “dëmtim të sigurisë kombëtare të Bjellorusisë” dhe u dënua me tetë vjet burgim, të cilat po i vuan në burgun Novopolotsk.
Mzia Amaghlobeli, gazetare e dalluar që themeloi dy nga mediat e pavarura të Gjeorgjisë, është dënuar në gusht për shuplakën dhënë një zyrtari policie gjatë një proteste antiqeveritare. Ajo u dënua me dy vjet burgim në një rast që u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut si përpjekje për kufizimin e lirisë së medias.
“Të dytë janë gazetarë që aktualisht janë në burg me akuza të sajuara thjesht, sepse bënë punën e tyre dhe folën kundër padrejtësisë. Guximi i tyre i ka kthyer në simbole të luftës për liri dhe demokraci”, ka Metsola në Parlamentin Europian në Strasburg.
Çmimi vjetor i BE-së, i emërtuar sipas disidentit sovjetik laureat të Çmimit Nobel për Paqen, Andrei Sakharov, u themelua në vitin 1988 që të nderohen individë ose grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Fituesi zgjidhet nga eurodeputetë të njohur të BE-së midis kandidatëve të nominuar nga grupet e ndryshme politike të Parlamentit Europian.
Parlamenti vlerëson se çmimi është “nderimi më i lartë që Bashkimi Europian i bën punës për të drejtat e njeriut”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com