FSK gjen trupin e pajetë të 32-vjeçarit në liqenin e Livoqit, një ditë më parë u raportua i zhdukur
Është gjetur trupi i pajetë i personit të zhdukur një ditë më parë, më 27.11.2025.
Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në Pendën e Livoqit nga zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë” – tha Valon Osmani nga Policia e Kosovës për KALLXO.com.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” – tha tutje Osmani.
Policia e Kosovës kishte njoftuar me 27.11.2025 se është duke hetuar zhdukjen e një 32-vjeçari në Gjilan, për të cilin, familjarët kishin raportuar se ai ka dalë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes më 27.11.2025.
Policia kishte gjetur veturën e personit në afërsi të pendës së fshatit Livoq të Gjilanit.
https://kallxo.com/lajm/nje-person-raportohet-i-zhdukur-ne-gjilan-policia-gjen-veturen-prane-pendes-se-livocit/?fbclid=IwY2xjawOWhcRleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFtWlZrT0lTTTNxSE1uanlsc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHlddtpi9P5CS9IqwD1W2g7KZWVjZagpkHD2CzXNCzJ6gbGMzEqoNxmU4yIUH_aem_pQRnt2OwH_1LwkE5Oq43pQ