Spanja kampione e Europës
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Spanja ka mposhtur me rezultat 2-1 Anglinë për të fituar kampionatin europian Euro 2024.
Fillimisht shënoi Spanja përmes Nico Williams në minutën e 47-të, për të barazuar Anglia në minutën e 73-të përmes Cole Palmer.
Goditjen e fundit Anglisë ia dha Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të.
Ky është trofeu i katërt europian për Spanjën.
Më parë këtë trofe Spanja e pati fituar më 1964, 2008 dhe 2012.
22:49
Spanja kalon në epërsi ndaj Anglisë, shumë afër titullit
Oyarzabal ka shënuar për t’i dhënë Spanjës epërsinë 2-1 ndaj Anglisë.
Goli u shënua në minutën e 86-të.
22:39
Barazon Anglia me supergolin e Palmer
Anglia ka barazuar rezultatin ndaj Spanjës në minutën e 73-të.
Golin e shënoi Cole Palmer për të barazuar pas golit të Nico Williams për Spanjën në minutën e 47-të.
Palmer u inkuadrua në lojë vetëm 3 minuta para se të shënonte.
22:12
Spanja kalon në epërsi ndaj Anglisë
Spanja ka shënuar gol ndaj Anglisë në finalen e Euro 2024.
Në minutën e 47-të shënoi Nico Williams me asist të Lamine Yamal.
22:09
Finalja Spanja-Anglia, rezultat i bardhë në fund të pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.
Rezultati në fund të kësaj pjese ka mbetur 0-0.
Me gjithë iniciativën e Spanjës gjatë kësaj gjysmë pjese, rezultati pas 45 minutash mbeti i pandryshuar.
21:00
Nis Finalja
Ka nisur ndeshja Spanjë-Angli, ndeshja finale e kampionatit Euro 2024.
Kjo ndeshje po luhet në Berlin të Gjermanisë.
Spanja po luan me formacionin: Simon; Carvajal, Le-Normand, Laporte, Cucurella; Fabian, Rodi, Olmo; Yamal, Morata dhe Wiliams Jr.
Anglia ka startuar me: Pickford; Guehi, Stones, Walker; Saka, Shaw, Mainoo, Rice, Bellingham, Foden; Kane.
Për të arritur deri në finalen e Euro 2024, Anglia fillimisht doli fituese me Grupin C me një fitore dhe dy barazime.
Anglia në grup ishte me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.
Pas kalimit të grupit si kryesuese Anglia mposhti Sllovakinë 2 me 1, pastaj në çerekfinale pas barazimit 1 me 1 mposhti Zvicrën në penallti me rezultat 5 me 3 dhe në gjysëm finale mposhti Holandën me rezultat 2 me 1.
Spanja në anën tjetër kryesoi Grupin B në të cilin bënin pjesë Italia, Kroacia dhe Shqipëria.
Grupin e kryesoi me 3 fitore ndaj të tre kundërshtarëve.
Më pas Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultat 4 me 1, Gjermaninë në çerekfinale e mposhti me rezultat 2 me 1 si dhe në gjysmëfinale me po të njëjtin rezultat e mposhti edhe Francën.
20:24
Formacionet e Spanjës dhe Anglisë për finalen e Euro 2024
Federata e Futbollit e Spanjës ka publikuar formacionin e Spanjës për finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë.
Sipas Federatës spanjolle, Spanja në portë fillon me Unai Simon kurse mbrojtja përbëhet nga Carvajal, Le-Normand, Laporte dhe Cucurella.
Mesfusha e Spanjës ndaj Anglisë përbëhet nga Fabian, Rodi dhe Olmo.
Sulmuesit për këtë përballje janë Yamal, Morata dhe Wiliams Jr.
Në anën tjetër, sipas Sofascore, Anglia do e fillojë me Pickford në portë.
Guehi, Stones e Walker përbëjnë mbrojtjen angleze ndaj Spanjës.
Në mesfushë Anglia fillon me Saka, Shaw, Mainoo, Rice, Bellingham dhe Foden kurse sulmin e kryeson kapiteni Kane.
Finalja e Euro 2024 fillon në ora 21:00 dhe luhet në Berlin.
