Spanja është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
FFK me notë proteste ndaj Federatës spanjolle: Iu referuan Kosovës si ‘territor’
09.9.2025 - 15:02
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka reaguar me një notë proteste ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit, pas mënyrës se si kjo e fundit iu referua Kosovës në komunikimet zyrtare.
“Në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027, Kosovë U21 – Spanjë U21, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, gjë që bie ndesh me rregullat dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s”- shkruhet në njoftimin e publikuar, sot më 09.09.2025.
Përmes një shkrese të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, është kërkuar reagim për atë që FFK e konsideron “veprim të papranueshëm”.