Dyshohet se prezantoi dokumente false për marrje të kredisë, arrestohet nga Policia
28.11.2024 - 08:49
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë më 27.11.2024, si i dyshuar përmashtrim.
Kjo pasi që i njëti dyshohet se më 15.03.2023 në një bankë komerciale kishte prezentuar disa dokumente të falsifikuara si kontratë punë dhe vërtetim të transaksioneve bankare me qëllim të përfitimit të një kredie.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si mashtrim.