Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dyshohet se lëshoi certifikatë se është e gjallë për një grua të ndjerë, arrestohet zyrtari i Komunës së Parteshit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Komuna e Parteshit FOTO-KALLXO.com

Dyshohet se lëshoi certifikatë se është e gjallë për një grua të ndjerë, arrestohet zyrtari i Komunës së Parteshit

Zyrtari i Gjendjes civile në Komunën e Parteshit S.S. është arrestuar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas Prokurorisë, S.S. dyshohet se ka bërë falsifikim të dokumenteve.

Policia njoftoi se edhe dy persona të tjerë janë të përfshirë në këtë rast, por të njëjtit janë në arrati.

Lidhur me rastin, për KALLXO.com ka dhënë detaje kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Sipas tij, personi i dyshuar në bashkëveprim me dy personat e tjerë, përmes një dokumenti që dyshohet të jetë i falsifikuar, i ka mundësuar një personi tjetër marrjen e një pensioni.

Shuma, që dyshohet se u përfitua në mënyrë të kundërligjshme sipas kryeprokurorit Arben Kadriu, llogaritet të jetë mbi 20,000 euro.

“Përmes këtij dokumenti është realizuar një vlerë monetare – një pension. Pra, zyrtari ia ka mundësuar një personi tjetër marrjen e pensionit. Shuma që është përfituar në mënyrë të kundërligjshme është diku rreth 22,000 franga.” – tha për KALLXO.com kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Ndërkohë, detaje shtesë dha Prokuroria e Gjilanit përmes një komunikate për media. Zyrtari dyshohet se kishte falsifikuar certifikatën e gjendjes civile të një personi që ishte e vdekur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në Komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër, në vlerë prej 22.192 fr.zvicerane.” – thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Gjilanit.

Derisa, dy persona të tjerë të dyshuar janë në arrati. Ndaj personit të arrestuar Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

https://kallxo.com/lajm/falsifikuan-dokumente-nje-zyrtar-ne-komunen-e-parteshit-arrestohet-dy-te-tjere-ne-arrati/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”