Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Dua Lipa sjell energjinë e koncerteve botërore në kryeqytetin e Kosovës
Me skenografi e përformancë elektrizuese, pop – ylli botëror, Dua Lipa u rikthye në Prishtinë për ta hapur natën e parë të festivalit “Sunny hill”. Bashkë me babai e saj, Dukagjin Lipën, sollën një version të veçantë të këngës “Era”.
Festivali më i madh i muzikës në Kosovë ka hapur edicionin e pestë mbrëmë më 01.08.2025 në Prishtinë, duke sjell performanca të jashtëzakonshme, në skenat gjigante që premtojnë një atmosferë të veçantë tre ditore për publikun vendor dhe ndërkombëtarë.
Dyert e “Sunny Hillit” u hapën në mesditë, ndërsa komunikacioni i ngarkuar në rrugët e kryeqytetit deri në Bernicë të poshtme ishte sinjali i parë i pjesëmarrjes të madhe se qytetarëve në festival.
Muzika nisi rreth orës 14:00, me ngjitjen në skenë të artistëve të ri të cilët argëtuan publikun deri pak para mesnatës.
Pjesëmarrësit po shijonin një muzg të shoqëruar me muzikë e pije dhe njëkohësisht eksploronin hapësirat e festivalit, të cilat njëjtë si vitin e kaluar karakterizoheshin nga dritat dhe ngjyrat e shumta.
Deri në ora 21:30 skena i takoi këngëtares të njohur për publikun shqiptar, Tayna e cili elektrizoi publikun më këngët e saj.
Pas orës 22:00 skena kryesore e festivalit mori një pamje tjetër – Dua Lipa u ngjit në skenë dhe ndezi Prishtinën. Hit pas hiti, energjia e saj pushtoi të gjitha hapësirat e Sunny Hill Festival.
Mes këngëve, Dua Lipa tha se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.
“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”- tha ajo duke falënderuar stafin organizues të festivalit.
Prej kur e ka filluar turneun e fundit, Dua Lipa në cdo vendndalesë e ka përfshirë një këngë ‘cover’ nga artistët lokal.
E për ta nderuar kulturën e vendit prej nga vjen, Dua e ka ftuar në skenë babain e saj, Dukagjin Lipën dhe bashkë kanë interpretuar këngën “Era”, një hit i grupit kosavar, Gjurmët, që këndohet me emocion nga publiku shqiptar.
Gjatë përformancës, njejtë si në vende tjera, Dua ndau momente duke përshendetur fansat, u afrua tek disa prej tyre, u dhuroi përqafime dhe u bëri pyetje për festivalin.
Për rreth dy orë, ajo e futi Kosovën në hartën e turneut të saj botëror “Radical Optimism”.
Ndër të tjera, ylli botëror këndoi për publikun disa prej këngeve më të njohura si ‘Training Season’, ‘Levitating’, ‘New Rules’, ‘Love’Again, ndërsa e mbylli skenën kryesore me këngën “Houdini”, duke ju dhuruar të pranishmëve një natë e cila nuk harrohet lehtë.

Ndonëse ediconin e kaluar mori pjesë në festival por nuk këndoi, këtë vit Dua Lipa ishte emri qëndror i festivalit të themeluar nga babai i saj.
Pas përformancës se Lipës, pjesëmarrësit kaluan në skenën tjetër për ‘after party’ ku do i priste muzika e Fatboy Slim, Bookie, Edgar Kerrie e të tjerë.
Mes përformancave, njerëzit kishin kohë të pushonin në parkun e Festivalit ku këtë edicion kishin zënë vend mbi 10 tenda promocinale dhe argëtuese me lojëra e aktivitet të ndryshme.
Ndërsa, ishin edhe mbi 15 shtëpiza të ushqimit që ofronin mundësi të ndryshme nga kuzhina vendase dhe ndërkombëtare.
Dy nëtët e ardhshme të festivalit,(2 dhe 3 gusht) për publikun shqiptar dhë të huaj do të përformojn emra të njohur të artistëve si: Shawn Mendes, Mochakk, Anyma, Peggy Gou, Era Istrefi, Yanina, Pint, Ledri Vula, Lluni e të tjer.
Festivali, i themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, dhe babai i saj, Dukagjin, është festivali më i madh i muzikës në Kosovë, që synon të vendosë Kosovën në hartë me një nga festivalet më të mëdha në Evropë.