Deponohen më shumë se 400 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, Policia po heton rastin
22.11.2024 - 11:40
Një zyrtar i një banke ka informuar Policinë e Kosovës se nga klientët janë deponuar 422 euro para të falsifikuara.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe se informatën për këtë rast e kanë pranuar më 21.11.2024.
Policia tha se monedhat janë sekuestruar dhe rasti i iniciuar si “Falsifikim i parasë” është duke u hetuar.