Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Cilat janë arsyet që QKMF-ja në Mitrovicë filloi punën gati pesë muaj pas përurimit të objektit?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Bedri Hamza, "pacient i parë" në QKMF- në e re në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com

Cilat janë arsyet që QKMF-ja në Mitrovicë filloi punën gati pesë muaj pas përurimit të objektit?

Kaluan gati pesë muaj prej kur u përurua Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë të Jugut.

Sot, më 28.05.2025, filloi puna në këtë QKMF dhe “pacienti” i parë që mori shërbime mjekësore ishte kryetari i kësaj Komune, Bedri Hamza.

Lidhur me atë se pse u funksionalizua gati pesë muaj pas përurimit ky institucion shëndetësor, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, tha se në atë kohë u bë vetëm përurimi i objektit, siç thotë ai, si fazë e veçantë e projektit ndërsa oborri dhe rruga kanë qenë të papërfunduara.

“Në janar është bërë përurimi i përfundimit të objektit mirëpo pastaj kanë vazhduar punët për rregullimin e infrastrukturës, oborrit, parkingut, qasjes deri në rrugën kryesore prej oborrit të QKMF-së, blerja dhe rivendosja e trafos së veçantë për furnizim me rrymë elektrike dhe inventarizimi e furnizimi me pajisje dhe aparatura mjekësore të sektorëve të ndryshëm si dhe transferimi i shërbimeve prej objektit të QKMF-së tjetër”- tha Shabani.

Ai shtoi se pacientët kanë vazhduar të marrin shërbime në QKMF-në e vjetër dhe sipas tij nuk ka asnjë vonesë dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit.

“Ne asnjë plan, asnjë prononcim që e kemi pasur nuk kemi thënë që më 6 janar fillojnë shërbime. Ne kemi thënë që shërbimet do të vazhdojnë të fillojnë sipas planit tonë dinamik brenda të cilit jemi. Ka ndodhë në bazë të një plani dinamik në mënyrë që mos me u ndërpre për asnjë minutë shëbimet shëndetësore”- shtoi ai.

I pyetur se pse përurimi nuk është bërë në përputhje me përfundimin e projektit në tërësi, ai tha se ka qenë vendim i bashkëfinancuesit- “Jetimat e Ballkanit”, të cilët kontribuan me 80% të shumës.

“Ceremonia e përurimit të objektit është bërë me propozimin e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ sepse ata e kanë përfundu punën e vet në kohë sipas planifikimit. Pastaj ka qenë periudha ku ne nuk kemi mundur për një ditë me i sjellë pajisjet, sistemin operativ shëndetësor. Duken në pamje të parë që janë detaje por janë procedura mjaft komplekse të cilat kërkojnë kohë dhe mund”- theksoi drejtori.

Tutje ai potencon për KALLXO.com se shumica e reparteve janë transferuar në QKMF- në e re, vetëm vaksinimi, adminisrata dhe kabineti i rëntgenit kanë mbetur në objekin e vjetër.

Sipas Shabanit, repartet e larpërmendura shpejt do të kalojnë në objektin e ri.

“Ndërsa sa i përket ambulantave specialistike që janë nën kompetencë të Spitalit të Mitrovicës, ato mbesin aty deri sa ata të vendosin t’i transferojnë në objektin e spitalit” – përfundoi ai.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë të Jugut, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

 

Hapësirat brenda QKMF-së në Mitrovicë, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Hapësirat brenda QKMF-së në Mitrovicë, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

 

Bedri Hamza, “pacient i parë” në QKMF- në e re në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com

KALLXO.com kishte raportuar se projekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë të Jugut, i cili u përurua më 06.01.2025, kushtoi 6 milionë e 16 mijë e 953 euro.

Ndonëse Bedri Hamza së bashku me humanistin Halil Kastrati, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi e prenë shiritin për përurimin e kësaj qendre, hyrja dhe rruga që të çon aty ende nuk ishin gati.

KALLXO.com sjell pamje të infrastrukturës së dobët që dukej para se pacientët të mbërrijnë tek objekti i përuruar më 06.01.2025.

https://kallxo.com/lajm/investim-6-milionesh-ne-objektin-e-qkmf-se-ne-mitrovice-te-jugut-rruga-qe-te-con-aty-e-paperfunduar-video/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”