Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Bill Gates do t'i dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfërit deri në vitin 2045

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Bill Gates do t'i dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfërit deri në vitin 2045

Bill Gates premtoi të enjten, më 08.05.2025, se do ta dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme. Siç tha, rreth 200 miliardë dollarë do të shkojnë për më të varfërit e botës përmes fondacionit të tij, në një kohë kur Qeveritë në mbarë botën po shkurtojnë ndihmën ndërkombëtare.

Filantropi 69-vjeçar dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it tha se po përshpejton planet për të ndarë pasurinë dhe për ta mbyllur Fondacionin “Gates”, më 31.12.2045.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që ‘vdiq i pasur’ të mos jetë njëra prej tyre.” – shkroi Gates në një postim në faqen e tij të internetit.

“Ka shumë probleme urgjente që duhen zgjidhur për të mbajtur burime që mund të ndihmojnë njerëzit.” – theksoi ai.

Në një kritikë të tërthortë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për shkurtimet në ndihmën e jashtme të Shteteve të Bashkuara – donatori më i madh në botë – Gates tha se dëshiron të ndihmojë në parandalimin e vdekjeve të foshnjave, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të shmangshme, të luftojë sëmundje, si: poliomieliti, malaria dhe fruthi, si dhe të reduktojë varfërinë.

“Është e paqartë nëse vendet më të pasura të botës do të vazhdojnë të mbrojnë më të varfërit.” – shtoi ai, duke përmendur shkurtimet e ndihmave edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Gates theksoi se pavarësisht buxhetit të madh të Fondacionit, përparimi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Qeverive.

Ai vlerësoi reagimin e disa vendeve afrikane ndaj shkurtimit të ndihmave, të cilat kanë rialokuar buxhetet e tyre, por theksoi se, për shembull, poliomieliti nuk mund të çrrënjoset pa financimin nga SHBA.

Gates e bëri njoftimin me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Fondacionit, të cilin e krijoi në vitin 2000 me ish-bashkëshorten e tij Melinda French Gates dhe më vonë iu bashkua investitori Warren Buffett.

“Kam ardhur shumë larg që nga koha kur isha një djalë që nisja një Kompani software-i me shokun tim nga Shkolla e Mesme.” – tha ai.

Që nga krijimi Fondacioni ka dhuruar 100 miliardë dollarë, duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve dhe mbështetur iniciativa si grupi për vaksinim Gavi dhe Fondi Global për Luftimin e HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries.

Sipas Gates Fondacioni do të mbyllet pasi të ketë shpenzuar rreth 99% të pasurisë së tij personale. Fillimisht, themeluesit kishin parashikuar që Fondacioni të vazhdonte për disa dekada pas vdekjes së tyre.

Gates, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 108 miliardë dollarë, pret që Fondacioni të shpenzojë rreth 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, me shifrën përfundimtare që do të varet nga tregjet dhe inflacioni.

Fondacioni është tashmë një nga aktorët më të mëdhenj në fushën e Shëndetësisë globale, me një buxhet vjetor që pritet të arrijë në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026.

Ai ka përballuar kritika për fuqinë dhe ndikimin e tepërt në këtë fushë, pa llogaridhënie të mjaftueshme – përfshirë edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Gates ka qenë gjithashtu objekt i teorive të konspiracionit, veçanërisht gjatë pandemisë së COVID-19.

Ai ka zhvilluar disa biseda me presidentin Trump muajt e fundit lidhur me rëndësinë e vazhdimit të investimeve në shëndetin global.

“Shpresoj që edhe njerëzit e tjerë të pasur të mendojnë se sa shumë mund të përshpejtojnë përparimin për më të varfërit e botës, nëse rrisin ritmin dhe shkallën e dhurimeve të tyre, sepse është një mënyrë jashtëzakonisht e fuqishme për t’i dhënë diçka pas shoqërisë.” – shkroi Gates./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”