Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Berlin mbështet Trumpin për ngritjen e shpenzimeve për NATO-n në 5%

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ndërtesa e Qeverisë së Gjermanisë në Berlin | Foto: KALLXO.com

Berlin mbështet Trumpin për ngritjen e shpenzimeve për NATO-n në 5%

Gjermania ka shprehur të enjten, më 15.05.2025, mbështetje për kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për dyfishimin e shpenzimeve të Mbrojtjes të NATO-s prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa Uashingtoni u ka kërkuar vendeve anëtare të eliminojnë çdo “lidhje të dobët” në aleancë, të shkaktuar nga mungesa e investimeve ushtarake – raporton Reuters.

“Ne po ndjekim atë (Trumpin) dhe e shohim këtë si zotim të qartë nga Shtetet e Bashkuara ndaj Nenit 5 të NATO-s.” – ka deklaruar ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Ëadephul, duke iu referuar paktit të Mbrojtjes së ndërsjellë të aleancës ushtarake.

Wadephul, i cili mori detyrën në fillimjavën e kaluar si pjesë e Qeverisë së re të udhëhequr nga konservatorët, ka folur në një takim të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në qytetin turk, Antalia, ku shpenzimet e Mbrojtjes zunë vendin qendror të agjendës.

Objektivi aktual i shpenzimeve të Mbrojtjes i NATO-s është 2% e PBB-së – një cak që aktualisht është përmbushur ose tejkaluar nga 22 nga 32 anëtarët e saj. Por, shumë udhëheqës të NATO-s thonë se ky objektiv tani është shumë i ulët, pasi e shohin Rusinë si kërcënim shumë më të madh pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Gjashtë javë para Samitit të udhëheqësve të shteteve të NATO-s në Hagë, vendet anëtare po përpiqen të përmbushin kërkesat e Trumpit, duke synuar të parandalojnë përsëritjen e kërcënimeve të kaluara nga Presidenti amerikan për tërheqje nga aleanca, ose për dobësim të angazhimit amerikan për Mbrojtjen kolektive.

Shefi i NATO-s Mark Rutte ka propozuar qasje me dy drejtime për përmbushjen e thirrjes së Trumpit për 5%, duke sugjeruar që aleatët të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për Mbrojtje dhe t’i ndajnë 1.5% të tjera për çështje që lidhen me sigurinë, siç janë: infrastruktura dhe siguria kibernetike.

Takimi i së enjtes ishte mundësia e parë për Ministrat e Jashtëm për diskutimin e propozimit.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”