Takimi Trepça- Löwen Braunschweig. Foto: KALLXO.com.
Basketboll, Trepça mposhtet në “Minatori” nga ekipi gjerman Braunschweig
Ekipi gjerman Basketboll Löwen Braunschweig shënoi fitore ndaj klubit të basketbollit Trepça me rezultat 84:70 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sonte, më 22.10.2025.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të FIBA – EuroCup.
Çereku i parë ishte në favor të ekipit mitrovicas, i cili shënoi 18 pikë ndërsa mysafirët shënuan 14 pikë.
Rezultat i ngushtë ishte në çerekun e dytë, me dy pikë epërsi, 32 për Trepçën dhe 34 për ekipin kundërshtar.
56 pikë kishin xehetarët në çerekun e tretë ndërsa gjermanët e Basketball Löwen Braunschweig shënuan 58 pikë.
Ndryshe, kjo ishte ndeshja e dytë e grupit, ku mitrovicasit u përballën me skuadrën gjermane.
Në hapje të edicionit ekipi nga Gjermania triumfoi ndaj Anwilit të Polonisë pas vazhdimeve me rezultat 98:97.
