Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Banorët e Dardanisë së Pejës ende pa rrugë të asfaltuar, Komuna premton zgjidhje më 2025 - VIDEO

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Banorët e Dardanisë së Pejës ende pa rrugë të asfaltuar, Komuna premton zgjidhje më 2025 - VIDEO

Banorët e lagjes “Muriqi”, në fshatin Dardani të Pejës ankohen për gjendjen e rëndë infrastrukturore të rrugëve në këtë pjesë.

Rrugët që shërbejnë për 11 shtëpi në këtë lagje nuk janë asfaltuar asnjëherë nga Komuna e Pejës, ndonëse banorët kanë marrë premtime të shumta nga institucionet përgjegjëse ndër vite.

Banori Azem Muriqi thotë se më së shumti po e vuajnë këtë gjendje fëmijët dhe banorët me probleme shëndetësore, pasi rruga është e pakalueshme.

“Nuk kemi rrugë të asfaltuar, por as të paktën të shtruar me zhavor. Kemi shumë probleme gjatë udhëtimit, sidomos fëmijët, që ende pa dalë në rrugën kryesore të asfaltuar bëhen ose me baltë, ose me ujë.” – shprehet Muriqi.

Sipas tij, në fshatin Dardani vetëm lagjja e tyre ka mbetur pa rrugë të asfaltuar, ndërsa në lagjet e tjera infrastruktura është përmirësuar dukshëm dhe ato tashmë kanë edhe ndriçim publik.

Ankesa të ngjashme ka edhe banori Ibrahim Nikçi, i cili thotë se këtë shqetësim e ka adresuar disa herë në Komunë, por gjithçka që ka marrë janë vetëm premtime se problemi do të zgjidhet.

“Disa herë kam qenë në Komunë. Më kanë thënë ‘Po, po. E ke të kryer këtë punë’, por tash pesë vjet na thonë kështu. Vijnë, e masin rrugën, e tash ka mbetur kështu. Nuk e di pse.” – thotë banori Nikçi.

Ai madje thekson se në fshat ka rrugë që janë asfaltuar nga vetë Komuna edhe nëpër “livadhe”, siç shprehet ai, ndërsa rrugët e lagjes së tyre vazhdojnë të neglizhohen.

Për të gjitha këto shqetësime KALLXO.com i është drejtuar Komunës së Pejës për një përgjigje zyrtare lidhur me arsyet pse deri më tani nuk është investuar në rrugët e kësaj lagjje.

Në përgjigjen e saj Komuna ka bërë të ditur se janë rregulluar fillimisht rrugët kryesore dhe se tashmë kanë nisur punimet në rrugët dytësore e tretësore.

Gjithashtu, Komuna njofton se ka ndarë buxhet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë lagje dhe se Projektet do të përfundojnë brenda vitit 2025, nëse gjatë procesit nuk paraqiten probleme pronësore.

“Janë pjesë e planeve të Komunës dhe tashmë janë në fazën e tenderimit. Komuna ka ndarë buxhet për rrugët nëpër lagjet e fshatrave, ku përfshihen edhe këto rrugë dhe shumë të tjera. Këtë vit do të përfundojnë, nëse nuk paraqiten probleme pronësore.” – thuhet në përgjigjen e Komunës së Pejës.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”