Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Avancohen dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe gruaja e prorektorit të UP-së

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Avancohen dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe gruaja e prorektorit të UP-së

Florian Miftari, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës është avancuar nga profesor asistent në profesor i asociuar.

Avancimi i Miftarit u votua nga senatorët në mbledhjen e Senatit të UP-së më 30.09.2025, por Miftari e lëshoi mbledhjen para se të votohej avancimi i tij, për shkak të konfliktit të interesit.

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit po ashtu u rizgjodh asistent Kushtrim Berisha.

Kurse, Florina Jerliu, profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës dhe gruaja e Naim Jerliut, prorektorit për mësimdhënie, çështje të personelit akademik, u avancua nga profesoreshë e asociuar në profesoreshë e rregullt. 

Jerliu është edhe senatore, andaj e lëshoi mbledhjen e Senatit të datës 30.09.2025 në pikën kur u votua avancimi i saj. Por, bashkë me të, mbledhjen e lëshoi edhe prorektori Naim Jerliu.

Arta Xhambazi, prodekania për infrastrukturë dhe financa në Fakultetin e Arkitekturës, u avancua nga profesoreshë asistente në profesoreshë e asociuar.

Këto janë avancimet dhe rizgjedhja e parë që miratohen në Senatin e UP-së që kur e miratuan, më 30.04.2025, Rregulloren e re për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin dhe rizgjedhjen e personelit akademik në UP. 

Në mbledhjen e Senatit të datës 30.09.2025 u votuan edhe disa pika të tjera, në mesin e tyre edhe përjashtimi i revistës International Journal of Biomedicine (IJBM – Revista ndërkombëtare për Biomjekësi) nga lista e revistave të njohura në UP.

U votua emërimi i komisionit për hartimin e Rregullores për parandalimin e plagjiaturës.

Sipas nenit 75 të Statutit të UP-së, Senati duhet të nxjerrë rregullore të veçantë me të cilën përcakton kushtet, procedurat dhe mënyrat e parandalimit të plagjiaturës për temat e diplomës të studimeve themelore, master dhe doktoraturë.

Po ashtu, u miratua emërimi i komisionit për hartimin e udhëzuesit për testet pranuese, që synon t’i përcaktojë parimet në të cilat duhet të ndërtohen testet pranuese.

Sipas rektorit Arben Hajrullahu, udhëzuesi është një prej standardeve që kërkohet nga procesi i akreditimit të programeve të studimeve. Ai tha se Fakulteti i Edukimit në UP veçse ka një udhëzues të tillë. 

“Synon të largohen testimet e të mësuarit mekanik… Udhëzuesi do të jetë obligativ për të gjitha komisionet akademike.” – tha Hajrullahu.

Senatorët miratuan kërkesën e Parlamentit Studentor për ulje të kushtit 10% për regjistrim të vitit vijues për studentët e vitit të parë. Si dhe, u votua me këtë rast që të shtyhet për pesë ditë afati për regjistrim të vitit akademik 2025/2026.

Këshilli i Etikës i UP-së u plotësua me anëtarin Shemsi Krasniqi, pas dorëheqjes së Qëndrim Gashit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”