Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i ofroi ryshfet policit dhe doganierit
03.8.2025 - 10:49
Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 euro.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.