Ilustrim
Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se tentoi t'i korruptonte policët e Kosovës
03.6.2025 - 10:49
Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u ka ofruar policëve të Kosovës para të gatshme, në formë ryshfeti.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë të hënën, më 02.06.2025.
Policia bën të ditur se, me Vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.