Ilustrim
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje
04.11.2025 - 10:40
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri.
Sipas organeve të rendit, i njëjti është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është regjistruar si “lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 01.11.2025, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 03.11.2025.