Ilustrim
Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një vajze të vogël
08.10.2025 - 10:22
Një grua është arrestuar në Lipjan më 07.10.2025, pasi që dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një vajze të vogël.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas organeve të rendit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 06.10.2025 në Lipjan.
Rasti është regjistruar si “lëndim i lehtë trupor”.