Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja
Arrestohet e dyshuara, tentoi ta godasë burrin dhe ia mbylli derën e banesës
08.6.2025 - 09:41
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë më 07.06.2025, rreth orës 17:00.
Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua nën dyshimin se kishte tentuar ta godasë bashkëshortin e saj dhe se ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës.
“Sipas viktimës, bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore” – thekson Policia.
Policia me tej njofton se me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.