Ilustrim
Arrestohet burri dyshohet se rrahu e kërcënoi bashkëshorten e cila kishte edhe urdhër mbrojtje
22.11.2025 - 10:05
Një burrë është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Të dhënat e policisë tregojnë se burri në gjendje të dehur dyshohet se kishte dëmtuar, thyer gjësende në shtëpi, më pas kishte thyer edhe telefonin e tij dhe të bashkëshortes.
Kjo e fundit madje në bazë të njoftimit të policisë kishte edhe një urdhër mbrojtje.
Përveç telefonit, burri në bazë të raportit ditor të policisë dyshohet edhe se e rrahu dhe e kërcënoi bashkëshorten e tij deri sa kjo e fundit kishte arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.
Palëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.