Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohen se gjuajtën me armë gjatë një ahengu
Policia e Kosovës njofton se më 24.07.2025, në Pejë janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprat penale ‘përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025, rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën ‘Asllan Pushka’ nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё” – thuhet në raportin e policisë.
Policia tutje njofton se pas kontaktit me njërin nga të dyshuarit, i kanë sekuestruar një armë zjarri, një karikator, një gëzhojë dhe 22 fishekë arme.
PK-ja thekson se tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) më 03.07.2025 ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave me armë në ngjarje festive, me titull “Festo me zemër, jo me armë”.
Sipas të dhënave policore numri i rasteve të raportuara nga ana e qytetarëve në Policinë e Kosovës për përdorim të armëve gjatë ahengjeve familjare është rritur për 40% më shumë, në krahasim me vitin e kaluar.