Ilustrim
Arrestohen dy shtetas të Malit të Zi, iu gjetën 3,600 euro që dyshohet se ishin të falsifikuara
15.11.2024 - 10:17
Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Malit të Zi nën dyshimin se kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë.
Sipas Policisë, të dyshuarit u arrestuan pasi tek të njëjtët u gjetën 3 mijë e 600 euro para që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia tha se arrestimi i dy të dyshuarve është bërë në pikën e kalimit kufitar ‘Kullë’ më 14.11.2024 në 16:50h.
“Janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar 18×200 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara” – tha Policia.
Tutje u shtua se me rastin janë marrë zyrtarë të njësisë së krimeve ekonomike dhe se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.