Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Arrestohen anëtarë të familjes Gërbeshi ne Ropicë te Vushtrrisë për fajde e detyrim

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Fotografi nga aksioni i Policise bashke me prokurorine ne Mitrovice, Foto:KALLXO.com

Arrestohen anëtarë të familjes Gërbeshi ne Ropicë te Vushtrrisë për fajde e detyrim

Mëngjesin e sot, Prokuroria e Mitrovicës ka zbatuar një aksion bashkë me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe Krimet e Rënda dhe kanë arrestuar 3 persona të dyshuar të familjes Gerbeshi e njohur për dyshimet për fajde dhe detyrim.

E një tjetër person i kësaj familje po ashtu është arrestuar e që ka qenë në arrati për dy vepra të tjera penale.

Anëtarë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria nuk janë për herë të parë në regjistrat e Policisë së Kosovës e po ashtu edhe për veprat penale detyrim e fajde.

Një rast i ngjashëm i arrestime ka ndodhur para viti 2010 ky disa anëtar te kësaj familje janë arrestuar për fajde.

Edhe ne vitin 2015 Policia e Kosovës kishte zbarkuar në Ropice të Vushtrrisë dhe kishte arrestuar mbi 10 persona te dyshuar.

Ditë më parë KALLXO.com kishte raportuar se si Murat Latifi, polic i Njësisë Speciale Operative është arrestuar nën dyshimin se kishte ofruar të dhëna apo informacione të brendshme policore për disa raste të cilat ishin duke u hetuar ndaj disa anëtarëve të familjes Gërbeshi nga Vushtrria.

Me këto veprime, polici special dyshohet se kishte nxjerrë edhe informacione konfidenciale të policisë të cilat konsiderohen zyrtare.

Në anën tjetër Inspektorati policor i Kosovës gjatë ditës së sotme njoftoi se kishte arrestuar Murat Latifin mbrëmë më 03.09.2025. Madje në shtëpinë e të njëjtit në Vushtrri ishte kryer edhe një bastisje.

Deri te arrestimi erdhi një hetim, bashkëpunim mes IPK-së dhe Policisë së Kosovës.

Informacionet që dyshohet se ndau apo shpërndau polici Latifi ishin për anëtarët e familjes Gërbeshi, një familje e cila kohët e fundit ka pasur disa raste të raportuara në polici për veprime kriminale.

Një informacion tjetër që ka mësuar KALLXO.com është edhe se Latifi dyshohet se në një rast ndihmoi një anëtar të familjes Gërbeshi që të arratisej nga vendi i ngjarjes në një rast të ndodhur muaj më parë në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Të shtëna armësh në atë rast ishin raportuar në lagjen “Arbëria”, ndërsa dyshimet që kanë tashmë edhe hetuesit e IPK-së tregojnë se Latifi pretendohet se ishte në të njëjtën veturë me dorasin e të shtënave e që i përkiste familjes Gërbeshi nga Vushtrria.

Polici që bën pjesë në divizionin e Njësive Speciale u hetua për një periudhë kohore dhe të mërkurën në mbrëmje u arrestua dhe u shoqërua nga policia për intervistim.

Në kuadër të veprimeve hetimore, IPK kreu edhe një bastisje në shtëpinë e policit special në Vushtrri.

 

https://kallxo.com/lajm/arrestim-i-policit-te-njso-dyshohet-se-ishe-ne-veture-me-personin-qe-dyshohet-se-shtiu-me-arme-zjarri/

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”