Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Aktakuza për ngacmim seksual ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, rektori Hajrullahu kërkon rifillimin e procedurës disiplinore ndaj tij

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Aktakuza për ngacmim seksual ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, rektori Hajrullahu kërkon rifillimin e procedurës disiplinore ndaj tij


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Pothuajse dy javë prej se u ngrit Aktakuza ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për “ngacmim seksual”, rektori i Universitetit të Prishtinës Arben Hajrullahu i ka kërkuar Këshillit të Etikës së UP-së të rifillojë procedurën disiplinore ndaj tij.

Kjo do të jetë hera e dytë që Këshilli i Etikës i UP-së mund ta trajtojë rastin e Krasniqit, pasi herën e parë e kishte trajtuar para se të merrej Vendimi për pezullimin e përkohshëm të tij nga puna, më 23.04.2024.

KALLXO.com e ka telefonuar tri herë profesor Krasniqin për ta pyetur për ngritjen e Aktakuzës, pasi nuk ka dhënë përgjigje nga data 11.04.2025 për këtë çështje, si dhe për mundësinë e rifillimit të procedurës disiplinore ndaj tij nga Këshilli i Etikës i UP-së.

Herën e parë që e ka hapur telefonin, pasi gazetarja është prezantuar dhe ka nisur ta pyesë për çka ishte thirrur, Krasniqi ka thënë “Veç një moment, veç një moment” dhe e ka mbyllur telefonin.

Herën e dytë dhe të tretë ai e ka hapur telefonin, por nuk është përgjigjur për ngritjen e Aktakuzës dhe mundësinë e rifillimit të procedurës disiplinore në Këshill të Etikës së UP-së.

Në Kërkesën e rektorit Hajrullahu te Këshilli i Etikës i UP-së, ai është bazuar në njoftimin zyrtar që kanë marrë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku i është konfirmuar ngritja e Aktakuzës ndaj Krasniqit, më 10.04.2025.

“Kërkoj nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës që: të rifillojë me automatizëm dhe sipas detyrës zyrtare procedurën disiplinore ndaj mësimdhënësit Xhevat Krasniqi, në përputhje me kompetencat e tij, bazuar në pretendimet e ngritura dhe të trajtuara në Vendimin Nr. 1/333, më 8.5.2024, si dhe në dritën e zhvillimeve të reja të konfirmuara nga organet kompetente shtetërore.” – thuhet në Kërkesën e Hajrullahut, më 23.04.2025.

Hajrullahu ka kërkuar po ashtu që procedura disiplinore ndaj Krasniqit të zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik të UP-së, duke përfshirë edhe shqyrtimin e fakteve dhe rrethanave të reja që dalin nga përfundimi i fazës hetimore dhe ngritja e Aktakuzës.

Hajrullahu i ka bashkangjitur Kërkesës së tij edhe dokumentin e Aktakuzës së ngritur ndaj Krasniqit.

Flamur Hyseni, Kryetar i Këshillit të Etikës i UP-së, ka thënë për KALLXO.com se menjëherë posa e ka pranuar Kërkesën i ka kthyer përgjigje Hajrullahut se e ka pranuar atë.

“Vetëm e kam konfirmu që e kam pranu. Edhe kaq. Do të thotë, në mundësinë e parë do ta organizojmë mbledhjen (e Këshillit të Etikës).” – ka deklaruar Hyseni.

Kur është pyetur për qëndrimin e aktivistëve të cilët protesuan vitin e kaluar kundër Xhevat Krasniqit se ai duhet të përjashtohet nga UP, Hyseni ka thënë se nuk ka ndonjë koment për këtë.

“Nuk e di se çfarë do të vendosim tutje ne. Ne kemi një Rregullativë. Kem Kodin e Etikës. Kem Rregulloren për masat disiplinore dhe etike. Kem Rregulloren e punës. Kem disa akte të kuadrit normativ të UP-së dhe të shohim se çka na mundësojnë ato.” – shtoi Hyseni.

Me Kërkesë të ish-rektorit të UP-së, Qerim Qerim, ish-Këshilli i Etikës i UP-së në krye me Iset Morinën i kishte zhvilluar disa mbledhje të hapura për publikun, kur kishte dëshmuar Xhevat Krasniqi e studentet e Mjekësisë për këtë rast.

Sipas Hysenit, ata do ta shqyrtojnë çdo Kërkesë që shkon te ta, pastaj me shumicë votash do të vendosin nëse mund të jenë mbledhjet e hapura në rastin e Krasniqit.

“Duhet me pa edhe ndjeshmërinë e rastit. Se i kem disa kufizime sa i përket dokumenteve, konfidencialitetin e mbrojtjen e të dhënave personale. Janë disa rregulla që na obligojnë, disa, një pjesë të Ligjeve tjera. Të shohim pastaj.” – tha Hyseni. 

KALLXO.com raportoi më 11.04.2025 se është ngritur Aktakuza ndaj Xhevat Krasniqit për “ngacmim seksual” nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në atë kohë për KALLXO.com përmes telefonit rektori Hajrullahu kishte thënë se do ta shqyrtojnë Vendimin ekzistues të UP-së, sipas të cilit profesori Krasniqi është i pezulluar pa afat dhe merr 50% të pagës.

“Duhet me analizu si me e zgjidh këtë punë juridikisht. Përshtypje e parë imja është se këtu ka dyshime të bazuara. Nuk janë thashetheme, ose akuza pa asnjë indikator të besueshëm, se përndryshe organet e Drejtësisë nuk kishin ngritë Aktakuzë.” – kishte thënë Hajrullahu, më 11.04.2025.

“Në momentin kur të ketë një Vendim që e dëshmon fajësinë, do ta suspendojë po atë ditë, ose mundësinë e parë do ta suspendojë plotësisht. Në momentin kur shpallet i pafajshëm, unë nuk e di si do të veprohet, atëherë duhet me e kthy njerin në punë. Edhe kjo është situata në këtë rast.” – kishte shtuar Hajrullahu.

Anita Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore dhe njëra nga protestueset vitin e kaluar ndaj rastit të Krasniqit e ka konsideruar si “fitore të rezistencës” Aktakuzën e Prokurorisë ndaj Krasniqit.

“Është një fitore e rezistencës dhe e luftës që e kanë ba 27 çikat studente, që e kanë raportu profesorin Krasniqi për ‘ngacmim seksual’. E, tash hetimet veç janë përfundu, se Aktakuza është ngritë e mbetet në dorë të Universitetit të Prishtinës. Profesorin Krasniqi me përjashtu përfundimisht prej Universitetit të Prishtinës, se as ai, e as kërkush që është i akuzuar për ‘ngacmim seksual’, e as ngacmues seksual nuk e ka vendin në UP, e as nuk duhet me e pasë.” – ka thënë Mjeku, më 11.04.2025.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet nga Krasniqi pretendohet se kanë ndodhur nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në objektin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joetike-verbale të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër.

Prokuroria ka vënë në pah edhe pozitën që i akuzuari ka pasur si Profesor universitar – duke pasur pozitën e autoritetit mbi të dëmtuarat.

Prokuroria në Aktakuzën e saj ka listuar katër të dëmtuara.

Xhevat Krasniqi u pezullua nga puna për gjashtë muaj, më 23.04.2024, nga ish-rektori i UP-së Qerim Qerimi. Pasi kaluan gjashtë muaj rektori i ri i UP-së Arben Hajrullahu mori vendim, më 23.10.2024, që t’ia vazhdojë pezullimin Krasniqit deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria.

Ish-rektorit të UP-së Qerim Qerimi pezullimin e përkohshëm nga puna të profesorit Krasniqi, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit, ia kishte rekomanduar ish-Këshillit të Etikës të UP-së.

Këshilli i Etikës së UP-së që vendosi për rastin e Krasniqit përbëhej nga katër anëtarë burra: Iset Morina (Kryetar), Skënder Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica. UP nga nëntori i vitit 2024 ka Këshill të ri të Etikës, në krye me Flamur Hysenin dhe anëtarët: Rajmonda Nallbani-Komoni, Qëndrim Gashi, Safet Merovci dhe Furtuna Sheremeti.

Vendimi për pezullimin e profesorit Krasniqi nuk u publikua nga Universiteti i Prishtinës, por vetëm u publikua një Komunikatë që e përfolte Vendimin dhe bazën e tij në Rekomandimin e Këshillit të Etikës së UP-së. 

Pas më shumë se një javë që u pezullua nga puna Krasniqi, ish-Këshilli i Etikës i UP-së doli me Vendim për këtë rast, të marrë në mbledhjen e datës 02.05.2024.

Marrja e Vendimit të ish-Këshillit të Etikës të UP-së që të pezullohet përkohësisht nga puna Krasniqi, derisa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria u konsiderua “dështim” nga aktivistë e njohës të fushës së Drejtësisë, pasi ia pamundësoi studenteve të cilat e kanë raportuar rastin të ankohen ndaj këtij Vendimi.

Më 07.04.2024, Kallxo Përnime transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve, në Kallxo Përnime, më 07.04.2024, rrëfyen edhe 3 djem, të cilët kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale, që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit Kallxo Përnime për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria kishte autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi më 12.04.2024 kishte konfirmuar për KALLXO.com se janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Prokuroria ka autorizuar Policinë për të ndërmarrë hetime pas publikimit. Janë intervistuar katër dëshmitarë dhe intervistat televizive janë vendosur në Dosjen e Policisë.” – kishte thënë kryeprokurori Gashi.

Vendimi i ish-Këshillit të Etikës së UP-së ndaj Krasniqit kishte ardhur pas disa mbledhjeve të mbajtura nga ky Këshill, të cilat u shoqëruan edhe me protesta të aktivistëve të Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerë, të cilët kërkuan përjashtimin e Krasniqit nga UP.

Denoncimin me shkrim studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht, më 27.02.2024, në Fakultet.

Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, Dekan e Prodekan, ishin mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast e kishin ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi ish-dekania e Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu e kishte përcjellë denoncimin e studenteve me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës së UP, që kishte qenë në atë kohë.

Më 23.04.2024, aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore bllokuan me ngjitës derën e Zyrës së profesorit Krasniqi në Fakultetin e Edukimit.

Letra me mbishkrimet “Skenë krimi! Mos kalo!”, “Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” ishin shkruar në derë të zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.

Ky aksion ishte vazhdim i protestës së aktivistëve të cilët kërkonin me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.

Në mbledhjen e ish-Këshillit të Etikës së UP-së, më 22.04.2024, Krasniqi kishte dëshmuar para anëtarëve të këtij Këshilli, mirëpo ndaj tij nuk ishte marrë ndonjë Vendim.

Kjo revoltoi aktivistët që më pas bllokuan hyrjen e Administratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti të anëtarëve të Këshillit dhe profesorit Krasniqi.

Pas disa orësh bllokadë nga aktivistët, Policia e Kosovës kishte larguar nga salla e Administratës profesorin Xhevat Krasniqi dhe dy anëtarët e tjerë të ish-Këshillit të Etikës, Arben Hajdarin dhe Skënder Mujin.

Pas disa minutave ata intervenuan sërish duke i larguar nga salla edhe ish-kryetarin e Këshillit të Etikës Iset Morinën dhe ish-anëtarin tjetër Rrezeart Galica, të cilët kishin mbetur brenda sallës e së cilëve studentët u thanë se “i ka harruar Policia brenda sallës”.

Të gjitha raportimet për rastin ndaj profesorit Xhevat Krasniqi mund t’i lexoni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”