Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, përfshihet edhe një veturë policie
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 27.09.2025 në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një veturë policie.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident janë regjistruar dëme materiale ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar” – thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.