Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
AGK dënon gjuhën e ministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj gazetarëve dhe mediave

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

AGK dënon gjuhën e ministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj gazetarëve dhe mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar gjuhën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ndaj gazetarëve.

Sipas reagimit të AGK-së, ministrja Gërvalla-Schwarz në dy postimet e saj në Facebook ka sulmuar gazetarët dhe mediat, teksa ka mbrojtur deputetin dhe ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Postimet e Gërvalla-Schwarz për ministrin Peci vijnë pas raportimit për publikimin e hulumtimit të KALLXO.com mbi kontratën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

“Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit, dhe i kujton se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave” – thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK po ashtu i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj, siç i quan, të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.

Ministrja Gërvalla-Schwarz fillimisht ka postuar një qëndrim të saj për Faton Pecin, për të cilin ka thënë se “është ministër i shkëlqyeshëm, punëtor i madh, i ndershëm deri në palcë, i guximshëm si rrallë kush, i ditur, i edukuar, plot integritet dhe dinjitet”. 

“Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë. Shtrembërimet, trillimet dhe gënjeshtrat e tyre të hapura janë shprehja më e qartë e dëshpërimit të atyre që tentuan me sajime e fabrikime të njollosin ministrin jo vetëm të suksesshëm të qeverisë Kurti, por edhe shumë të dashur për qytetarët” – ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Facebook.

Më tej, Gërvalla-Schwarz ka thënë se fushatat kundër Faton Pecit janë “të rreme dhe denigruese” dhe sipas saj, nuk pijnë ujë në Kosovë.

“Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës. Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi kapërcyer, por edhe për ato që na presin gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm. Por nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet. E në fund, qytetari është ai që na e bën vlerësimin” – ka shtuar Gërvalla-Schwarz.

Pas këtij postimi, Gërvalla-Schwarz ka ndarë disa tituj të portaleve që kanë publikuar qëndrimin e saj për Faton Pecin.

Në anën tjetër, dy ditë më parë, ministri Peci ka reaguar ndaj paralajmërimit për publikimin e hulumtimit të KALLXO.com mbi kontratën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

KALLXO.com ka paralajmëruar publikimin e një hulumtimi i cili zbulon pronësinë e kompanive të cilat fituan kontratën nga MBRZH më 10.01.2025.

Hulumtimi i plotë i KALLXO.com do të transmetohet në emisionin “Kallxo Përnime” të premten, më 16.05.2025.

Në një reagim në Facebook, Peci tha se nuk mund të përzihet në çështjet e ndarjes së aksioneve nëpër kompani private.

“Nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë/Agjencisë që të jetë në rrjedha e të pretendojë të kontrollojë se kush kujt i shet apo i blen aksione në marrëdhënie kontraktuale” – thot ministri Peci.

Tutje, ministri i Bujqësisë thot se nuk do të mund të ndërhyjë mbi bazën etnike të atyre që interesohen në shpalljet publike të institucioneve publike.

“Në asnjë shpallje publike, pavarësisht që nuk është serb njëri nga aksionarët, eliminimi i dikujt mbi bazën e përkatësisë etnike ose të shtetësisë do të përbënte qasje raciste, shkelje ligjore dhe vepër penale. Nëse në vend të Muhamer Ragipoviq aksionari do ta kishte emrin Muhamed Ragipi, shqiptar i Luginës por shtetas i Serbisë, a do të kishte raportimi të njejtin titull, insinuate dhe jehonë? Jo. Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?” – thuhet në reagimin e faton Pecit.

“Kallxo Përnime” ka zbuluar skemën e fshehjes së pronarëve të vërtetë të njërës prej kompanive që e ka fituar kontratën në Ministrin e Bujqësisë. Kompania që kishte 30% të aksioneve të kompanisë kosovare e cila nënshkroi kontratë me Ministrinë e Bujqësisë figuronte e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi, megjithatë “Kallxo Përnime” ka gjetur se kompania amë e saj është në Beograd dhe pronar është një shtetas i Serbisë.

Dosja ekskluzive zbardh detaje se si biznesmeni me shtetësi serbe u tërhoq nga investimi pak ditë pasi Qeveria nënshkroi kontratë me konzorciumin që fitoi kontratën.

Hulumtimi i “Kallxo Përnime” zbuloi se kompania pak ditë pasi fitoi kontratën për përpunimin e nënprodukteve shtazore vendosi t’i shesë aksionet e veta me vetëm 3 mijë euro.

Dosja zbardh se kompania me seli në Podgoricë dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve tek kompania “Arches Bau”, që ka aksionarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe 10% të aksioneve tek Naser Maloku.

Në një bisedë për emisionin “Kallxo Përnime”, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sfidohet me transaksionet e pronësisë së kësaj kompanie dhe lëvizjet e aksioneve të cilat u zhvilluan prapa.

Ministri Peci në një intervistë të gjatë jep shpjegimet e tij rreth dhënies së kontratës për funksionalizim e objektit të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”