158 lindje për një javë në QKUK
30.3.2020 - 12:50
Vetëm për një javë Kosovës iu shtuan 158 foshnje.
“79 foshnje të gjinisë femrore dhe 79 të gjinisë mashkullore, në mesin e tyre 3 binjakë erdhën në jetë javën që lamë pas”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Sipas njoftimit, nënat janë nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Momentalisht Kosova po përballet me pandeminë globale COVID-19, me të cilin janë identifikuar 94 persona .