Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
1 vit e 4 muaj burg për mësimdhënësin që akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënëset në Vushtrri

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata Themelore në Mitrovicë- Dega Vushtrri, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

1 vit e 4 muaj burg për mësimdhënësin që akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënëset në Vushtrri

Mësimdhënësi nga Vushtrria i ngarkuar me akuzën se në vitin 2022 kishte ngacmuar seksualisht nxënëset e klasës së gjashtë në një shkollë fillore, u dënua me 1 vit e 4 muaj nga Gjykata Themelore e Mitrovicës- dega në Vushtrri.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur, Hateme Haxhaj, zëdhënëse e kësaj Gjykate e cila tha se të pandehurit F.K iu shqiptua dënim për dy vepra penale.

“Me datë 21.10.2025 Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit F.K., duke i shqiptuar dënim unik për burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj, për kryerjen e veprave penale: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmim seksual””- theksoi Haxhaj.

Avokatja e njërës prej të dëmtuarave, Laura Tahiri bëri thirrje që rastet e tilla të mos izolohen brenda insitucioneve arsimore por të raportohen tek organet kompetente.

“Mua si mbrojtëse përtej barrës ligjore që kam pasur, në këtë proces penal, shumë e rëndësishme ka qenë se çfarë mesazhi po japim”- potencoi avokatja.

Si fitore në Gjykatë, e kanë cilësuar këtë vendim, organizata feministe në Mitrovicë “Fourth Wave”.

Nga organizata u shprehen falënderues ndaj avokates, e cila sipas tyre, pa asnjë kompensim financiar përfaqësoi viktimën.

 

Neglizhenca e stafit shkollor për skandalin në Vushtrri

Për mësimdhënësin 63 vjeçar i cili akuzohej se ngacmoi seksualisht nxënëset e klasës së gjashtë, KALLXO.com raportoi në janar të vitit 2023.

Siç raportoi KALLXO.com, ndaj mësimdhënësit ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Mitrovicës, derisa i njëjti ishte suspenduar nga puna nga Komuna e Vushtrrisë.

Rastin e këtij mësimdhënësi të dyshuar, sipas shkresës së Prokurorisë të cilën ia kishte dërguar Komunës së Vushtrrisë, dyshohet se drejtoria e shkollës e kishte neglizhuar.

Komisioni i brendshëm disiplinor i komunës së Vushtrrisë siç raportoi KALLXO.com kishte vendosur ta suspendojë mësimdhënësin deri në përfundimin e hetimit penal që ka nisur për të.

KALLXO.com raportoi se skandali ka dalë në pah kur nxënësit kanë nisur të bojkotojnë mësimin për shkak të sjelljeve arsimtarit.

Jeton Salihu, nga komisioni disiplinor i Komunës së Vushtrrisë kishte konfirmuar se e kanë suspenduar mësimdhënësin.

“Sipas ligjit në fuqi ne e kemi suspenduar me 50 % të pagës deri në përfundimin e procesit penal ndaj tij. Ne kemi kërkuar nga Prokuroria e Mitrovicës se deri ku ka shkuar procesi ndaj këtij mësimdhënësi dhe ata nëpërmjet një shkrese na kanë njoftuar se kanë ngritur aktakuzë dhe ne menjëherë kemi marr masat e suspendimit sepse paraprakisht edhe kemi mbajtur seancat rreth këtij rasti” – kishte thënë Salihu për KALLXO.com.

Në shkresën e prokurorisë drejtuar komunës së Vushtrrisë thuhej se ka pasur neglizhim të trajtimit të rastit nga drejtoria e shkollës pasi sipas të intervistuarve të prokurorisë drejtori dhe pedagogia e shkollës kanë qenë të njoftuar nga nxënësit rreth këtij rasti.

“Gjatë hetimeve preliminare po ashtu është vërejtur qartë edhe neglizhenca e drejtorit të kësaj shkolle sepse të gjithë nxënësit e intervistuar kanë deklaruar se ata qysh para orës së dytë të mësimit në muajin tetor 2022, pra rezulton se nga ora e tretë e mësimit ata kanë lëshuar orën e mësimit dhe kjo përkon qysh nga fillimi i muajit tetor 2022 dhe ende vazhdon deri në datën 11.11.2022 kur janë intervistuar të miturit” – thuhej në shkresën e Prokurorisë, më 05.01.2023.

KALLXO.com kishte kontaktuar me drejtorin e shkollës, por ai kishte mohuar se ka neglizhuar rastin edhe pse e ka pranuar se rastin në organet e rendit e kanë njoftuar prindërit e jo ai.

“Unë me kohë i kam njoftuar drejtorinë e komunës sa i përket ato që na takojnë neve si shkollë, jo inicimin e rastit në polici nuk e kemi bërë ne, e kanë bërë prindërit” – kishte thënë drejtori i shkollës.

Edhe pedagogia e shkollës e kontaktuar nga KALLXO.com pati potencuar se nuk e kanë njoftuar rastin, por pretendonte se nuk ka qenë në dijeni se ka pasur ngacmime, por ka qenë në dijeni se dy nxënës nuk po e vijojnë mësimin në një lëndë.

“Po nuk e kanë mbajtur mësimin dhe nuk janë duke e mbajtur por bëhet fjalë për dy nxënës, njoftimin në polici ndoshta e kanë bo prindërit nuk jam shumë e njoftume, sepse kur kam ardhë në shkollë atë ditë kanë qenë këtu policia dhe prokuroria. Mirëpo nxënësit neve nuk na kanë treguar se ka ngacmime seksuale, por ju kanë tregu prindërve” – kishte thënë pedagogia e shkollës.

Salihu, nga komisioni i brendshëm disiplinor i komunë së Vushtrrisë, i cili komision edhe ka vendosur suspendimin e mësimdhënësit kishte thanë se ishte e njoftuar edhe drejtoria e Arsimit lidhur me shkresën e prokurorisë.

“Po drejtoria veç është e njoftuar me ato çka shkruhet në atë shkresë elektronike të prokurorisë se ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti nga ana e drejtorisë së shkollës rreth lajmërimit” – kishte potencuar Salihu.

(Shënim: Për shkak të ruajtjes së identitetit të nxënësve në këtë tekst, Redaksia e KALLXO.com ka vendosur të mos e bëjë publik emrin e shkollës, po ashtu as emrat e drejtorit dhe pedagoges së shkollës edhe pse kemi kontaktuar me ta.)

https://kallxo.com/lajm/aktakuza-per-ngacmimin-seksual-te-nxenesve-ndaj-mesimdhenesit-63-vjecar-prokuroria-jep-detaje/

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”