Pas raportimit të KALLXO.com, intervenon Komuna e Prishtinës, e heq drurin nga puseta dhe vendos kapak
15.6.2025 - 20:54
Pak orë pas publikimit nga KALLXO.com të disa fotove nga rruga “Muharrem Fejza”, në të cilat shihej se dikush kishte vendosur njëlloj shtylle të drunjtë në një pusetë në rrugë, me gjasë për t’u treguar shoferëve që të kenë kujdes ngase puseta nuk kishte kapak, ka reaguar Komuna e Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga Komuna, të cilët e kanë hequr atë që dukej si shtyllë e drunjtë, e kanë siguruar vendin ku ishte puseta dhe në fund kanë vendosur një kapak.
“Ekipet e terrenit, të kontraktuara nga Komuna, e kanë rregulluar problemin” – ka thënë për KALLXO.com Sokol Havolli, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
