Tenderi mbi 11 milionë euro për uniforma policore: Dy vjet ankesa e dyshime dhe asnjë kontratë
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Prej rreth dy vjetësh, tenderi për furnizim me uniforma standarde dhe solemne për Policinë e Kosovës, me vlerë mbi 11 milionë euro, vazhdon të mbetet i bllokuar.
Procedurat e zvarritura, ankesat e shumta të operatorëve ekonomikë dhe dyshimet për dokumente të pasakta kanë bërë që ky proces të mos përmbyllet ende.
Ndonëse kontrata u shpall në shtator të vitit 2023 dhe ofertat janë hapur, përzgjedhja e fituesit është shoqëruar me kontestime të vazhdueshme që kanë përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Në vend të uniformave të reja për zyrtarët policorë, Policia e Kosovës edhe në këtë periudhë të fillim gushtit 2025, vazhdon të pranojë ankesa në lidhje me tenderin, ndërsa edhe OSHP ka në proces ankesa të kompanive.
Procesi dyvjeçar
11 milionë e 252 mijë euro është shuma e cila është paraparë që të shpenzohet për të blerë uniformat standarde policore për femra dhe meshkuj, ndërsa 99 mijë e 852 euro janë paraparë për uniforma solemne dhe të nderit për dy gjinitë në Policinë e Kosovës. Në total tenderi kap shifrën e 11 milionë e 351 mijë e 852 euro.
Ky tender që tashmë ka gati dy vjet që ka nisur procedura ende nuk ka përfunduar shkaku i ankesave që kanë parashtruar kompanitë që kanë shprehur interesin për të.
Policia e Kosovës më 27 shtator të vitit 2023 kishte publikuar njoftimin për kontratë për dy lote të furnizimit me uniforma standarde por edhe solemne për këtë institucion.
Në dokumentin e publikuar në e-Prokurim, Policia e Kosovës ka vendosur edhe specifikat për këtë tender duke treguar në detaje se si duhet të duken uniformat policore.

Vetëm pak ditë pas hapjes së tenderit nisën edhe kërkesat dhe ankesat e para në Policinë e Kosovës për specifikat, me ç’rast kompanitë që ia mësynë këtij tenderi milionësh kërkuan sqarime nga PK-ja.
Më 17 tetor 2023, Policia e Kosovës u përgjigj në disa prej çështjeve që kishin ngritur kompanitë e interesuara, ndërsa më 06.011.2023, i njëjti institucion mori vendim që të aprovoj disa kërkesa të kompanive të interesuara.
I njëjti institucion aprovoi kërkesat për korrigjim të dosjes së tenderit si dhe vazhdim të afatit për ofertim.
Më 07.11.2023, Policia e Kosovës mori vendim që t’ia refuzoj kërkesën një biznesi individual, ndërsa vetëm pak ditë më vonë, më saktësisht më 21.11.2023, vendosi që të pezullojë aktivitetin e prokurimit për furnizim me uniforma pas kërkesave për rishqyrtim.
Dy ditë më vonë, më 23.11.2025, Policia e Kosovës mori vendim që të refuzojë si të palejueshme kërkesën për rishqyrtim të cilën e kishte paraqitur grupi i kompanive “Malbertex ShPK, Premium beton ShPK, Demos ShPK, Mburoya ShPK dhe Levelmax ShPK”. Ky grup i kompanive i kishte parashtruar dy kërkesa e që Policia e Kosovës i kishte konsideruar të jashtë-afatshme.
Sërish një vendim tjetër i Policisë së Kosovës për pezullim të këtij aktiviteti për blerjen e uniformave policore u regjistrua më 27.12.2023.
Kjo për faktin se dy kompani ushtruan ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Më 26.12.2023, PK-ja pranoi 12 oferta nga kompani të ndryshme në lidhje me tenderin për uniforma policore standarde dhe solemne.
Nga 12 ofertat, disa ishin për uniforma standarde e disa të tjera për uniforma solemne, meqenëse tenderi ishte me dy lote.
Grupi i kompanive “Eco Clean corporation ShPK, Beijing Yiduchuan clothing group company” ofertuan për furnizim me uniformë standarde çmimin prej 8 milionë e 151 mijë eurove.
E i njëjti grup për uniforma solemne dhe të nderit ofertoi çmimin prej 91 mijë e 85 euro.
Kompania “Phantom solution ShPK” ofertoi çmimin e tij për uniforma standarde në vlerë prej 12 milionë e 229 mijë eurove.
Një grup tjetër kompanish, “Sabit Mjekiqi B.I, Genc Taahhut Giyim tekstil insaat san vetic ldt sti vkn” ofertuan çmimin për uniforma standarde në vlerë të 9 milionë e 280 mijë eurove.
Grupi i kompanive “Empreus ShPK, Seyntex dhe Boulevard ShPK” ofertuan për uniforma standarde çmimin prej 10 milionë e 640 mijë euro, ndërsa për uniforma solemne 99 mijë e 664 euro.
Një tjetër grup i kompanive që ofruan çmimin e tyre për tenderin e uniformave ishin edhe “Poligoni i shenjëtarisë ‘Katana’, Senel Konfeksiiyon Tekstil Taahhut san vedis tic ltd sti, Infoglobal BV”. Ky grup i operatorëve ofertuan 8 milionë e 986 mijë e 627 euro për uniforma standarde.
Grupi tjetër- i teti me radhë- ishte ai i përbërë nga “N.Sh.T. Neramed, Matei Conf Grup S.R.L, Divers Consulting Grup SRL”, me 9 milionë e 944 mijë euro për uniforma standarde.
10 milionë e 389 mijë e 840 euro ofertoi grupi “DE Kosova Tekstil L.L.C, D&E shpk dhe Kimay srl” për uniforma standarde.
E njëjta përbërje e kompanive ofertoi edhe për uniforma solemne, vlera e së cilës ishte 99 mijë e 446 euro.
Grupi “Mbyroya, Taktik tekstil sanayi L.S” për uniforma standarde ofertoi 9 milionë e 203 mijë euro ndërsa për ato solemne 154 mijë e 195 euro.
Nga hapja e ofertave e deri te vendimi i radhës kaluan gati tre muaj.
Më 22.03.2024, Policia e Kosovës kishte njoftuar se për arsye objektive projekti për furnizim me uniforma nuk ishte finalizuar andaj edhe kishte kërkuar që të zgjatej validiteti i ofertave për një periudhë 90 ditore.
Më 8 prill 2024, ky institucion vendos që të refuzoj kërkesën për rishqyrtim të parashtruar nga Operatori ekonomik “Sabit Makiqi B.I”, kërkesë kjo e parashtruar më 29.03.2024.
Ky operator ekonomik ishte ankuar se Policia e Kosovës ka shkelur disa nene të Ligjit për Prokurimin Publik, ndërsa institucioni ishte përgjigjur se nuk është arritur që të dëshmohet shkelja e tyre.
Më 8 prill 2024 edhe një vendim i Policisë së Kosovës ishte marrë për kompaninë “DE Kosova Tekstil L.L.C”, që e kishte parashtruar ankesën më 02.04.2024.
Në vendimin e Policisë ishin përmendur disa çështje për kompaninë që ishte ankuar e që disa prej tyre janë, që nuk ka a-test të akredituar për disa parametra të kërkuara për uniformat.
“Kemi kontaktuar laboratorin me datë 29.01.2024 ku kemi pyetur lidhur me a-testet e kryera në tre laboratorë. Kanë pranuar që kanë kryer të gjitha a-testet duke përfshirë edhe dy a-teste të cilave ju mungon llogo e akreditimit. AK (Policia e Kosovës) e ka kontaktuar trupin akreditues më 31 janar 2024 dhe kanë kthyer përgjigje me datë 1 shkurt 2024 ku përgjigjet që për këto dy ateste nuk janë lëshuar ndër Accerdia certifikata”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
A-testet për uniforma janë testime teknike dhe laboratorike që bëhen për të vërtetuar cilësinë, sigurinë dhe përputhshmërinë e materialeve të përdorura me specifikimet e kërkuara në një tender apo standard zyrtar.
Tutje në po të njëjtin vendim thuhet se është kontaktuar ‘Laboratori Best SRL’ në Itali dhe të njëjtit nuk kishin pranuar se posedonin akreditim për të bërë A-testin për një specifikë të uniformave.
E për këtë çështje Policia e Kosovës ka njoftuar kompaninë se eliminohet për pjesën e parë dhe të dytën dhe se nuk i janë hapur mostrat.
Policia e Kosovës më 26.03.2024 kishte rekomanduar një grup të operatorëve për furnizimin me uniforma, atë “Empreus SHPK, Seyntex, Boulevard Shpk”.
Më 02.04.2024, kompania “DE Kosova Tekstil” L.L.C” kishte parashtruar kërkesë për shqyrtim të cilin Policia e Kosovës e kishte refuzuar.
E me 16 prill 2024, e njëjta kompani ishte ankuar edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Kompania “DE Kosova Tekstil L.L.C” ishte ankuar se kishte kërkuar rishqyrtim të rekomandimit për dhënie të tenderit por që një gjë të tillë e kishte refuzuar Policia e Kosovës.
“Autoriteti Kontraktues më shumë ka tentuar të na bindë ne se jemi të papërgjegjshëm duke pretenduar se kemi mungesa të dokumentacionit të cilat po të shihen në dokumente të ofertës të gjitha janë të dorëzuara”- thuhet në ankesën e kompanisë.
Kompania ishte ankuar edhe për kompaninë që ishte rekomanduar për kontratë duke pretenduar se do të duhej të shpallej e papërgjegjshme duke nisur nga oferta e saj që ishte më e shtrenjtë, por edhe për dokumentacionin që kishte dorëzuar.
Më 15.05.2024, ekspertja shqyrtuese në OSHP, Agnesë Ibrahimi dhe eksperti teknik Zeni Ballazhi, rekomandojnë që të aprovohet pjesërisht ankesa e kompanisë “DE Kosova Tekstil L.L.C”, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që ky aktivitet i prokurimit duhet të anulohet.
Me 19.08.2024, Policia e Kosovës merr vendim në bazë të rekomandimit të OSHP-së që të anulohet dhënia e tenderit për kompaninë “EmpreusSh.P.K, Seyntex dhe Boulevard Sh.P.L”.
Vetëm tri ditë më vonë, më 22.08.2024, Policia e Kosovës njofton kompanitë pjesëmarrëse në furnizimin me uniforma policore që aktiviteti rikthehet në ri-vlerësim në bazë të vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Më 03.12.2024 dhe më 11.03.2025, Policia e Kosovës njofton me kërkesë për zgjatje të validitetit të ofertës dhe sigurimit të tenderit.
Me 19.03.2025, institucioni i sigurisë sërish njofton për pezullim të aktivitetit për shkak të kërkesës për rishqyrtim nga operatori ekonomik “DE Kosova Tekstil L.L.C, D&E Shpk dhe Kimay SRL” si dhe kompanisë “Empreus”.
Të dy këto operatorë ekonomikë si palë të pakënaqura kanë parashtruar kërkesë për rishqyrtim te Policia e Kosovës kundër njoftimit mbi vendimin e anulimit për aktivitetin e prokurimit për uniformat policore më saktësisht vendimin për ri-vlerësim.
Policia e Kosovës kishte marrë vendim që të refuzoj kërkesën për rishqyrtim të grupit të operatorëve ekonomik “DE Kosova Tekstil, D&E ShPK dhe Kimay SRL” duke pretenduar se OE nuk ka ofruar të dhëna të sakta pse janë shkelur nenet e përmendura në ankesë. I njëjti është thënë se duhet të ketë a-testet nga një laborator i certifikuar si dhe a-testet e dorëzuara nga laboratorët nuk kanë qenë të akredituar me të gjitha fushëveprimet që kërkon Policia e Kosovës.
Kompania e regjistruar tre muaj pas hapjes së tenderit ofroi të dhëna ‘jo të sakta’
Pas më shumë se një vit e gjysmë tentim që Policia e Kosovës të kontraktojë një kompani në mënyrë që të bëhet furnizimi me uniforma standarde dhe uniforma solemne për zyrtarët policorë, ky tender ende nuk ka marrë epilog.
Ankesa, vendime, pezullime, vazhduan gjatë gjithë kohës që nga hapja e këtij tenderi në shtator të vitit 2023.
Pas anulimit të vendimit për rekomandim për dhënie të kontratës, Policia e Kosovës vazhdoi procedurat për ri-shqyrtim të ofertave dhe ankesat vazhduan poashtu nga ana e kompanive.
Kompania “DE Kosova Tekstil L.L.C” është e regjistruar në sistemin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës më 15.12.2023, pra rreth 3 muaj pasi ishte hapur tenderi i Policisë së Kosovës për furnizim me uniforma.

Me 26.12.2023, pra fiks 11 ditë pas regjistrimit të kësaj kompanie në ARBK, e njëjta mori pjesë edhe në ofertat që i dorëzoi në Polici për tenderin e uniformave.
Kapitali i kësaj kompanie në bazë të regjistrit të ARBK-së është 1 mijë euro ndërsa veprimtaria kryesore e këtij biznesi është prodhimi i veshjeve të tjera dhe atyre plotësuese. Ky biznes është në emër të Ismail Shabanit dhe Besfort Kapisyzit- të dy këta kanë nga 50 % të aksioneve të këtij biznesi.
Në ankesën që kishte parashtruar kjo kompani për çështjen e rivlerësimit të ofertave, Policia e Kosovës i kishte kthyer përgjigje.
“Në sqarimet e ofruara ju nuk keni arritur të dëshmoni asnjë marrëveshje mes laboratorit Best Lab dhe laboratorëve të tjerë që janë deklaruar si të nënkontraktuar”- thuhet në përgjigjen e Policisë në pretendimet ankimore të kompanisë.
Tutje sipas Policisë së Kosovës, kompania “DE Tekstil Kosova L.L.C”, ndonëse ka përmendur laboratorin ‘Best Lab’ në lidhje me testimet për uniformat si laborator i nënkontraktuar, ky i fundit nuk ka kryer asnjë shërbim për kompaninë që nga viti 2020.
“AK (Policia e Kosovës) me datë 25.04.2025 kemi adresuar kërkesë lek laboratori Centro Tessile Cononiero e Abbigliameto SpA për të na konfirmuar se ka lëshuar emailin për avokatin e kompanisë tjetër dhe për të na konfirmuar se ka lëshuar atë komunikim, laboratori në fjalë më 06.05.2025 ka kthyer përgjigje duke konfirmuar se kanë lëshuar atë komunikim dhe deklaron se shërbimin e fundit e ka kryer për laboratorin Best Lab në vitin 2020 dhe nga ajo datë nuk kemi bërë asnjë analizë apo teste për këtë laborator”- thuhet në dokumentin e Policisë së Kosovës.
Në këtë rast Policia e Kosovës kishte konfirmuar se laboratori i nënkontraktuar i kompanisë “DE Tekstil Kosova L.L.C” ka dhënë deklarata jo të sakta.
“AK (Policia e Kosovës) nuk ka kryer asnjë hetim penal apo diçka tjetër por ka kryer verifikim të harmoni me LPP për të gjitha dokumentet e pranuara për t’i trajtuar në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik”- thuhet në njoftimin e Policisë.
E në të njëjtin dokument Policia e Kosovës ka përmendur edhe se edhe grupi i kompanive “Empreus ShPK, Seyntex dhe Boulevard ShPK” janë të papërgjegjshëm në bazë të vendimit të OSHP-së.
Meqenëse Policia e Kosovës publikoi edhe njoftimin më 19.05.2025 që të anuloj aktivitetin e prokurimit në mungesë të ofertave të papërgjegjshme, tashmë për këtë çështje janë ankuar dy kompani.
Aktualisht, tenderi vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të ankesave që janë realizuar në OSHP.
Në ankesën që ka parashtruar kompania për të cilën Policia e Kosovës po thotë se ofroi të dhëna jo të sakta, përmenden disa shkelje të cilat pretendohet se i kreu institucioni që hapi tenderin.
KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje përmes telefonit nga kompania në lidhje me fushëveprimin e tyre, pretendimet për dorëzim të të dhënave jo të sakta por që njëri nga drejtuesit e kësaj kompanie- Ismail Shabani, ka rekomanduar që pyetjet të dërgohen përmes emailit zyrtar.
Ne ankesën e cila është më shumë se pesë faqe, kompania “DE Kosova Tekstil” përmendet edhe fakti i kontaktit që ka pasur Policia e Kosovës me Laboratorin që përmendet se dha të dhëna jo të sakta.
Për këtë çështje, kompania thotë se Policia e Kosovës ka dhënë qasje palëve të paautorizuara në dokumentet e saj si dhe të dhënat në këto dokumente janë sekrete afariste.
“Vlen të thuhet se emailat e laboratorëve të tjerë nuk mund të merren si prova në vlerësim të ofertës, pasi që ky vlerësim ofertash nuk përbën një hetim penal për është shqyrtim administrativ”- thuhet në një pjesë të ankesës së kompanisë “DE Kosova Tekstil L.L.C”.
Kjo ankesë është ende në proces në OSHP.
Në lidhje me vendimin e OSHP-së që të anulohet tenderi për shkak të ofertave të papërgjegjshme është ankuar edhe kompania tjetër e interesuar në këtë aktivitet prokurimi të Policisë së Kosovës, “Empreus”.
“OSHP ka vepruar ne kundërshtim me dispozitat e LPP-se kur ka bere konstatimin se oferta jone është e papërgjegjshme. Sipas Nenit 99, 104 dhe 105 te LPP-se ku përcaktohen kompetencat e OSHP-se, OSHP ka kompetence të shqyrtojnë ankesat nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të këtij ligji; mirëpo askund ne Ligjin e Prokurimit Publik, nuk është e shprehur se OSHP ka te drejte qe konstatoje nëse një oferte e caktuar është e përgjegjshme apo jo. Kompetenca e OSHP-se është shqyrtimi i ankesave dhe i shkeljeve te mundshme te LPP-se, por ne asnjë mënyrë vendim-marrja (vlerësimi) i ofertave”- thuhet në ankesën e kësaj kompanie.
Tutje ata kanë përmendur edhe çështjen e laboratorëve të nënkontraktuar nga kompania tjetër konkurruese.
“Avokati i autorizuar nga kompania jonë në lidhje me këtë rast, ka kontaktuar me shkrim laboratoret Brachi Testing Services Srl dhe Centro Tessile Cotoniere e Abbigliamento SpA. Ne këto komunikime janë bashkangjitur edhe raportet testuese të dorëzuara nga Best Srl dhe nga laboratorët e ‘nënkontraktuar’ është kërkuar që të konfirmohet nëse kanë bërë këto testime për Best Srl dhe nëse i kanë bërë të njëjtat, t’i përcjellin rezultatet origjinale”- thuhet në ankesën e kompanisë “Empreus”.
Sipas tyre, ata kanë pranuar përgjigje nga njëri prej laboratorëve.
“Me datë 03.04.2025, avokati i autorizuar i kompanisë tonë ka pranuar një përgjigje zyrtare nga Centro Tessile Cotoniero e Abbigliamento S.p.A., respektivisht nga znj. Guiliana Miramonti, Menaxhere e Mbështetjeve te Drejtpërdrejta dhe Shërbime Teknike (ang: Technical Services and Direction Support Manager) e cila konfirmon se nuk kanë bërë asnjë testim për laboratorin Best S.r.l nga viti 2021 deri më tani. Ndërkohë nëse i analizojmë A-testet e dorëzuara nga OE DE Kosova Tekstil të gjitha janë të vitit 2023, ndërkohë kemi konfirmim tanimë zyrtare se Centro Tessile Cotoniero e Abbigliamento S.p.A., nuk ka bere asnjë testim për laboratorin Best S.r.l nga viti 2021 deri më tani”- thuhet tutje në ankesë.
Kompania “Empreus” pretendon se “DE Kosova Tekstil L.L.C” ka bërë deklarata të rrejshme të ofertuesit dhe njërit nga laboratorët.
“Ndërkaq me datën 24.04.2025, avokati i autorizuar nga kompania jonë ka pranuar një përgjigje zyrtare nga Brachi Testing Services, respektivisht nga z. Massimo Ciofi, Drejtor i Operacioneve (ang: Operation Director) i cili konfirmon se nuk kanë bërë asnjë testim për laboratorin Best S.r.l nga viti 2020 deri me tani. Ndërkohë nëse i analizojmë A-testet e dorëzuara nga OE DE Kosova Tekstil te gjitha janë te vitit 2023, ndërkohë kemi konfirmim tanimë zyrtare se Branchi Testing Services, nuk ka bërë asnjë testim për laboratorin Best S.r.l nga viti 2020 deri më tani”- vazhdon tutje ankesa.
Edhe kjo ankesë ende është në proces në OSHP.
Çka thotë OSHP e çka Policia e Kosovës për ‘të dhënat jo të sakta’
Kompania “DE Kosova Tekstil L.L.C” në bazë të dokumenteve që janë të publikuara në e-Prokurim, pretendohet se ka ofruar të dhëna jo të sakta në lidhje me disa A-teste të uniformave për zyrtarët policorë.
Për këto të dhëna KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga ana e Policisë së Kosovës se çka saktë ka ofruar kompania dhe në çfarë forme i ka dorëzuar këto A-teste, a përmbajnë vulë, nënshkrim, apo diçka të laboratorit ku pretendohet se janë kryer ato.
Policia e Kosovës në përgjigjet e saj sqaron se kompania “DE Kosova Tekstil L.L.C” është eliminuar pasi nuk i ka përmbushur kërkesat e policisë sipas njoftimit për kontratë dhe kërkesës ne dosjen e tenderit. Grupi i OE ka ofruar një marrëveshjen mes tyre dhe Laboratorit BES LAB SRL.
“Laboratori BEST LAB Srl ka deklaruar se disa parametra janë nënkontraktuar ne disa laboratorë tjera, Autoriteti Kontraktues gjate fazës se ri-vlerësimit i ka kërkuar Grupit te OE te dëshmojnë marrëveshjet mes Laboratorit BEST LAB dhe laboratorëve që i deklaruar si laboratorë të nënkontraktuar, këto marrëveshje nuk ka arritur të sillen nga Grupi i OE ofertues”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KALLXO.com.
Tutje të njëjtit thonë se Policia e Kosovës në harmoni me Ligjin për Prokurimin Publik ka dërguar për verifikim të gjitha informatat e punuara nga të gjitha palët, me ç’rast “njëri nga laboratorët e deklaruar si laborator i nënkontraktuar nga Laboratori BEST LAB pas kërkesës së Autoritetit Kontraktueses ka deklaruar se për Laboratorin BEST LAB nuk ka kryer asnjë shërbim nga viti 2020 dhe mbi përgjigjen e këtij laboratori Autoriteti Kontraktues ka konsideruar se Laboratori Best Lab ka dhënë informata jo të sakta”.
Se a është hetuar apo do të hetohet se si arriti që kompania të dorëzoj të dhëna jo të sakta, Policia e Kosovës ka njoftuar se inicion raste për hetim për mashtrim në prokurim publik por nuk ka njoftuar nëse ka nisur të bëj një gjë të tillë.
Madje ky institucion sqaron se edhe pas ankesave të fundit të cilat janë bërë në OSHP, deri ne vendimin e radhës nga ky organ, aktiviteti i prokurimit në fjalë është i pezulluar.
KALLXO.com ka kërkuar të dhëna edhe nga OSHP.
Të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për të dhënat që janë ofruar e që janë konstatuar si jo të sakta nga kompania “DE Kosova Tekstil L.L.C”.
Në një përgjigje për KALLXO.com kjo kompani ka thënë se ankesa e tyre po trajtohet në OSHP.
“Ju sqarojmë se lënda për të cilën ju keni kërkuar informacione, është në fazë të shqyrtimit të ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Pyetjet për të cilat ju keni kërkuar informacione janë çështje e trajtimit nga paneli dhe deri në marrjen e vendimit meritorë ne nuk do të komentojmë apo japim asnjë qëndrim”- thuhet në përgjigjen e Kompanisë “De Kosova”.
Për këtë tender, në Organin Shqyrtues të Prokurimit që nga 9 qershori 2025 e deri më tani ende nuk janë marrë vendimet për dy ankesat që janë bërë nga kompanitë “DE Kosova” dhe “Empreus”.
Për ankesën e “DE Kosova” ekspertja shqyrtuese, Agnesë Ibrahimi ka dhënë edhe rekomandimin duke propozuar panelit shqyrtues të ankesave që kompanisë t’i aprovohet si pjesërisht e bazuar ndërsa vendimi për i Policisë së Kosovës të mbetet në fuqi.
Ekspertja e njëjtë në ankesën e “Emperus” ka dhënë rekomandimin e njëjtë sikurse për kompaninë paraprake.
Në OSHP thonë se janë duke u shqyrtuar dy ankesat që nga qershori ndërsa afati ligjor tashmë ka skaduar për marrjen e një vendimi në lidhje me këto pretendime të kompanive.
Procesi mbetet i hapur ndërsa policët vazhdojnë të mbesin të pa furnizuar me uniforma të reja.
