Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mësimi në tenda, kosovarët kujtojnë shkollimin gjatë luftës si refugjatë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim: Organizim i mësimit në tenda. Foto: Ilaz Bylykbashi

Mësimi në tenda, kosovarët kujtojnë shkollimin gjatë luftës si refugjatë


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Për fëmijët e shqiptarëve të Kosovës që kërkonin strehim nga lufta nëpër vendet fqinje, klasat e improvizuara ofronin shpresë në mes të vështirësive – dhe ndjenjë të rrallë sigurie.

Blerton Zahiri ishte vetëm pesë vjeç kur ai dhe familja e tij hipën në një autobus të stërmbushur drejt një kampi refugjatësh në fshatin Bojana të Maqedonisë së Veriut, në mars 1999.

Më shumë se dy dekada më vonë, ai kujton frikën në sytë e të rriturve ndërsa po iknin nga qyteti i tij, Gjilani, dhe si një tendë e improvizuar në një fushë të rrethuar me tela gjembues dha ndjesinë e një hapësire të sigurt.

“E mbaj mend shumë mirë momentin kur kemi arritur në një vend qe edhe sot më jep ndjesi të humbjes”- kujton Zahiri.

“Të jesh fëmijë që ende nuk e ke shijuar jetën në tokën tende siç do duhej, sigurisht që kudo qe nuk dëgjon krisma, e nuk shihen zjarret e shtëpive, të duket bukur e besa të jep ndjesinë se ‘këtu qenka mirë, këtu bën’”- shtoi ai.

Derisa lufta kishte mbërthyer vendin pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër ushtrisë jugosllave më 24 mars 1999, për shumë fëmijë, arsimi vazhdoi në kampet e refugjatëve nëpër Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Disa mësonin në tenda, të tjerë në klasat e huazuara të objekteve shkollore në afërsi.

Klasa e improvizuar ku Zahiri gjeti veten nuk ishte aspak si ajo që kishte lënë pas. Ishte një tendë e madhe e gjelbër plot lodra të dhuruara, ku vullnetarët ndërkombëtarë përpiqeshin të krijonin një ndjenjë normaliteti për fëmijët që tashmë kishin parë shumë.

“Për ne fëmijët, ishte gjithçka,” thotë ai. “Ishte e vetmja gjë që na bëri të ndihemi si fëmijë përsëri. Po shkonim në shkollë, sikur gjithçka të ishte normale.”

Shpresë- kur gjithçka ndihej e humbur

Shperndarja e ndihmave per refugjate kosovar ne Rozhaje te Malit te Zi, 1999. Foto: Lela Zeqiraj-Ademaj

Kur lufta detyroi mijëra kosovarë të iknin nga shtëpitë e tyre në vitin 1999, arsimi nuk ishte gjëja e parë që mendohej. Mbijetesa ishte prioritet, ndërsa për shumë fëmijë, përshtatja me mjedise dhe shoqëri të reja erdhi me shumë sfida.

Arbenita Miftaraj, nga Runiku i Skënderajt, tani mësuese, kujton qartë ditën kur dëgjoi për shkollimin derisa ishte duke qëndruar në Kukës të Shqipërisë.

“U gëzova shumë, dhe e dini çfarë? Nuk kisha këpucë. Por dëshira për të mësuar i mposhtke problemet dhe sfidat e asaj kohe. Prisja motrën tek përfundonte procesi mësimor, mbathja këpucët e saj dhe ikja unë pastaj, në klasën tendë”- kujton ajo.

Si shumica, familja e saj po ashtu kishte ikur nga Kosova vetëm me rrobat e trupit.

“Ishin këpucë të grisuara ato të miat. Atëherë nuk kam ditur për Lulin e Migjenit, po taman ashtu ishin”.

Pasi një muaji në Kukës, familja e saj u transferua në Durrës, ku ajo e vazhdoi arsimin deri në qershor të vitit 1999.

“Nuk kam menduar kurrë se do të ktheheshim në Kosovë,” reflekton ajo. “Por, shkolla, në çdo formë që erdhi, ishte një pikë kthese. Më dha shpresë kur gjithçka tjetër ndihej e humbur”- shtoi me tej ajo.

Sot, si mësuese, Miftaraj i mban ato kujtime me vete, duke ditur përvojën e drejtpërdrejtë të fuqisë së arsimit në kohët më të errëta.

“Edhe tani, ato emocione më ndjekin,” thotë ajo.

Për shumë fëmijë refugjatë, shkolla u bë burim i rrallë stabiliteti në një kohë pasigurie.

Lela Zeqiraj-Ademaj, nga Istogu, ishte në klasën e katërt kur familja e saj iku për në Rozhajë të Malit të Zi dhe filloi mësimet në shkollën Mustafa Peqanin.

“Sapo kuptuam që kishte filluar procesi mësimor për refugjatët kosovar, menjëherë më dërgoi babai mua në klasën e 4-të dhe vëllaun në klasën e dytë”- u shpreh ajo.

“Akoma e mbaj mend fytyrën e mësueses time dhe miqtë që bëra. Na lidhte i njëjti fat. Ishim fëmijë me ëndrra, të cilët kishim kaluar ferrin, dhe ende kishim shpresë. Ishim plot jetë”- shton ajo.

Ademaj ende e kujton vjershën ,’Vesa mbi lule’ që i  kujtonte tokën e Kosovës.

“Vjersha përfundonte… ‘pranë teje dua të shtrihem të vdes’. Dhe në fund, pas recitimit, qanim nga malli i vendlindjes”- kujton ajo.

Derisa, ndihmat nga organizatat ndërkombëtare ishin në mesin e kujtimeve më të mira po ashtu.

“Mezi prisja, kur dëgjoja fëmijet, ‘ndihma, kanë ardhur ndihma’, e të gjithë vraponim në pikën ku shpërndaheshin ato”.

Ajo e mban mend si një burrë i moshuar që shiste akullore shpesh ua jepte falas fëmijëve refugjatë nga Kosova, për hatër të asaj që kishin kaluar.

Librat dhe mësimi ofronin qetësi dhe ikje nga realiteti

Foto: Lorika Govori

Përshtatja me një mjedis dhe rreth social të ri ishte e vështirë për shumë fëmijë. Por shumica nuk flisnin kurrë për këtë, pasi u dukej e parëndësishme krahasuar me gjithçka që tashmë kishin kaluar.

Lorika Govori, nga Prishtina, ishte vetëm 11 vjeçe kur lufta e detyroi të fillonte klasën e pestë në një shkollë në fshatin Llakavicë afër Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.

“Si fëmijë ekstrovert, e dija që duhej të adaptohesha shpejt. Për mua, shkolla u bë vend ku ndihesha e sigurt – një strehë larg kaosit që po ndodhte jashtë saj. Ndihesha mirë mes librave dhe leksioneve. Ishte një mënyrë për të mos menduar për humbjet dhe pasigurinë që na rrethonte”- thotë ajo.

Për të, një nga përvojat më të vështira nga ajo kohë ishte përballja me mësuesen e gjuhës maqedone.

“Më paralajmëroi se do të më bëjë që të përsëris vitin. Ishte një kërcënim i rëndë për një fëmijë refugjat, që tashmë kishte humbur gjithçka dhe po përpiqej të mbijetonte”- shton ajo.

“Nuk i tregova askujt, as familjes që na kishte strehuar. Kisha frikë, nuk doja të krijoja më shumë probleme”, shtoi Govori.

Por, ajo që ndodhi më pas ishte e paharrueshme.  “Një ditë, arsimtarja më përjashtoi nga klasa. Por, sapo dola jashtë, të gjithë shokët dhe shoqet e klasës dolën pas meje. Ata nuk e pranuan atë padrejtësi”- kujton ajo.

Trauma formësoi jetën e tyre

Blerton Zahiri ne kampin e refugjateve kosovar ne fshatin Bojane te Maqedonise se Veriut, 1999. Foto: Blerton Zahiri

Shumë fëmijë, trauma e luftës i ka ndjekur deri në moshën e rritur, duke ua formësuar karrierat, personalitetin dhe besimin në vetvete.

Blerton Zahiri kujton se si udhëtimi me autobus i ngjall kujtime të udhëtimit  si refugjat.

“Për shumë kohë- udhëtimi me autobus për mua ka qenë një rikujtim i shpërnguljes në rrethana lufte dhe panik mbi atë se diçka do të ndodh”

“Stuhitë verore deri vonë më kanë kujtuar ‘shtëpinë’ në Bojanë”- shprehet me tej ai.

“Sot, kur vazhdon të ketë luftëra nëpër botë, më duket sikur po e jetoj një Deja vu”.

Shqipe Rafuna Bajra, nga Prishtina, ishte 17 vjeçe kur e gjeti veten mes qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut në prill të vitit 1999.

Një familje në fshatin Reçicë e Madhe strehoi familjen e saj dhe ajo e përfundoi vitin e tretë të shkollës së mjekësisë atje.

“Jam ndjerë jo e motivuar shkaku që nuk e kam ditur çka do të ndodh tutje me ne”, kujton ajo.

Tani mësimdhënëse e Kimisë, ajo thekson se periudha si refugjate i “ngjall mallëngjim të madh dhe është kujtim i pashlyer”.

“E dikurshmja e kaluar gjatë luftës mua personalisht më ka ndikuar emocionalisht, gjatë asaj kohe kam qenë fëmijë shumë i ndjeshëm, kam pas disponim të luhatur dhe kohë pas kohe kam qajt”- shton ajo.

Edona Shehu-Hoxha, nga fshati Planejë i Prizrenit  ishte vetëm nëntë vjeç kur familja e saj kërkoi strehim në Krujë të Shqipërisë dhe pati vështirësi për t’u përshtatur. Ajo vijoi mësimin vetëm pak javë.

“Kam qenë në klasën e dytë në qytetin e Krujës ku vijova jo më shume se tre javë per shkak të mos adaptimit dhe mos kuptimit të gjuhës-dialektit më saktë’- shprehet ajo.

“Na jepnin disa ngjyra dhe fleta ku ne mund të vizatonim dhe ngjyrosnim mbi atë se çka kujtojmë nga vendi ynë, si e kujtojmë ditën e largimit, që në mua zgjonin trauma dhe nuk ndihesha fare mirë”- shtoi me tej ajo.

Kjo përvoje e përcolli atë edhe pas kthimit në Kosovë.

“Kur jemi kthyer në Kosovë ka shkuar një kohë shumë e gjatë që unë mezi kam ngrit dorën për ta thënë një mendim mbi atë që mësonim. Nuk kam mund ta kem guximin deri në studimet universitare të them qartë dhe saktë mendimin tim”- shtoi ajo.

“Gjeneratën tonë na bëri më të fortë”

Të detyruar të iknin nga atdheu si fëmijë, për shumë prej tyre, përvoja e refugjatit ishte më shumë se thjesht mbijetesë; ajo formësoi identitetet e tyre, karrierat dhe ndjenjën e detyrës ndaj të ardhmes.

Zeqiraj-Ademaj beson se përvoja e refugjatit i bëri më të fortë ata që ishin të asaj gjenerate.

“Pavarësisht vuajtjeve e përjetimeve të rënda ne morëm një mësim të mirë. Të bëhemi njerëzor në momentet kur një popull ka nevojë për ndihmë.Ishte një kohë e vështirë, por që neve si gjeneratë na bëri më të fortë”

Zahiri, tani me punë në menaxhim dhe shitje, thotë se gjithçka që ka kaluar i ka ngulitur një përgjegjësi për të studiuar dhe punuar fort.

“Kthimi në Kosovë ishte një ndjesi e përzier mes frikës, gëzimit dhe pikëllimit- në të njëjtën kohë, sepse ende nuk dihej çfarë na pret në tokën tonë. Një zbrazëti kur e sheh atdheun tënd sikur po rilind nën germadha e heshtjen që të ngjante në qytetin e braktisur”, shton ai.

“Ky përjetim në moshë të hershme e ka pasur një ndikim në jetën personale dhe profesionale, pasiguri që të ndjekin tërë jetën. Një përgjegjësi për të studiuar e punuar fort vetëm e vetëm që të kontribojmë në një të ardhme më të ndritshme”, shtoi më tej Zahiri.

Përvoja e fëmijërisë si refugjate ka mbetur e ngulitur edhe për Lorika Govorin.

“Kjo përvojë më ka ndjekur gjithë jetën. Ishte një mësim i dhimbshëm për padrejtësinë dhe diskriminimin. Por, ishte gjithashtu një kujtim i fortë i solidaritetit dhe mbështetjes që mora nga bashkëmoshatarët e mijë”- thotë ajo.

“Nuk ishte vetëm një sfidë personale – ishte një pjesë e dhimbshme e historisë sonë kolektive si refugjatë”- përfundon ajo.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit