Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Konferenca 'Java e Albanologjisë', nesër nis edicioni i 15-të

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Konferenca 'Java e Albanologjisë', nesër nis edicioni i 15-të

Konferenca shkencore, “Java e Albanologjisë” që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) nis nesër, më 09.09.2024, edicioni e 15-të të saj në Prishtinë.

Gjatë tri ditëve, kumtesat e tyre do t’i shpalosin 92 studiues në pesë sesionet e kësaj konferencë, të ndara sipas degëve të albanologjisë.

Lulëzim Lajçi, ushtrues i detyrës së drejtorit të IAP-së, ka thënë për KALLXO.com se “Java e albano­logjisë” është aktiviteti më i rëndë­sishëm shkencor i Institutit Albanologjik.

Lajçi ka thënë se deri tani janë realizuar katërmbëdhjetë edicione.

“Ky është edicioni i pesëmbëdhjetë që po mbahet sivjet, pra është edhe një mini-jubile. The­melimi i këtij aktivi­teti shkencor është bërë sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit Albanologjik organizon një sesion shkencor njëditor”- tha ia.

Temat e sesioneve të javës, sipas Lajçit cakto­hen në fillim të vitit dhe për­fshi­hen në planin e punës. IAP thotë ai, mund të organizojë këtë konferencë edhe me një temë bosht për të gjitha disiplinat albanologjike, sidomos me rastin e përvjetorëve të rëndë­sishëm që lidhen me të kaluarën dhe kulturën e shqiptarëve.

Edhe në edicionin e 15-të të “Javës së Albanologjisë”, sipas Lajçit janë paraparë  pesë sesione shkencore, të ndara si­pas disiplinave albanologjike, nga degët përkatës të IAP-së.

Dega e Gjuhësisë e IAP, organizon sesionin shkencor me temën bosht: Drejtshkrimi i shqipes 60 vjet pas ortografisë së Prishtinës.

“Praktika të reja kulturore në ritualet tradicionale përgjatë periudhës së pandemisë Covid-19”, është tema  bosht e sesionit te Degës se Etnologjisë.

Dega e Letërsisë në këtë konference paraqitet me temën bosht, “Drama shqipe 1945-1990”. Kurse, “Xehetaria dhe aktivitetet minerare në Kosovë – refleksione historike” është tema bosht e sesionit të Historisë. Ndërsa, sesioni i fundit në këtë edicion të “Javës së Albanologjisë, është ai folkloristikes dhe etnomuzikologjisë me temën bosht, “Trashëgimia gojore e muzikore në arkiva: tekstet, zërat dhe tingujt e arkivuar para mundësive të reja teknologjike”.

Lajçi ka thënë se në këto pesë sesione kumtesat e tyre do t’i lexojnë 92 studiuese.

“Rëndësia parësore e kësaj konference padyshim janë rezultat shkencore.  Me kumtesat që do te lexohen do te trajtohen çështje nga gjuhësia, letërsia, historia, folklori dhe etnologjia shqiptare, si edhe gjatë diskutimeve, do te paraqiten shumë mendime të vlefshme për studimet shqiptare në përgjithësi si edhe për vizionin për ardhmërinë që do ta ketë albanologjia në përgjithësi në të ardhmen”- ka pohuar, Lulëzim Lajçi, u.d.drejtorit të IAP-së.

Po, sipas tij, kjo konference shkencore është njëherësh një rast i mirë për të shpalosur rezultatet shkencore por edhe shkëmbim mendimesh nga studiuesit që merren me problemet e kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit tonë

Ai thotë se punimet e prezantuara gjatë konferencës “Java e Albanologjisë” do të botohen, pasi siç ka thënë ai, pas një distance kohore vlerat e këtyre punimeve shkencore do të jetë akoma më të madhe.

“Deri me tani janë botuar materialet e 13 viteve kurse edicioni i 14 është në fazën e përgatitjes për shtyp. Pra, janë botuar rreth – mbi 12 mije faqe dhe tani gjenden në duart e lexuesve- ka thënë Lajçi.

Edicioni i 15-të i Javës së Albanologjisë” së IAP-së mbyllet më 11 shtator 2024.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”