Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Skema e shmangies se tatimeve nga Mobil Shop-et e Prishtinës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Skema e shmangies se tatimeve nga Mobil Shop-et e Prishtinës

Shitja e telefonave mobil në Kosovë është njëri nga bizneset fitimprurës që i sjellë pronarëve të tyre qindra miliona euro përfitime. Një pjesë e madhe e këtij aktiviteti biznesor kryhet në tregun e zi. Ngritja e bizneseve të telefonave mobil jo rrallë është bërë në kurriz të taksave të shtetit, pasi në disa raste inspektorët tatimorë dhe ata doganorë kanë arritur të kapin bizneset e tilla duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore.

Sipas ligjeve në fuqi, për çdo telefon vlera e të cilit arrin në 500 euro, do të duhej që në arkën e shtetit të shkoni rreth 100 apo më shumë euro tatime. Shmangia tatimore nga bizneset që merren me tregtimin e telefonëve bën që telefonat në tregun e zi në Kosovë të shiten më lirë se sa në vendet e rajonit. Por e gjithë kjo shmangie tatimore bën që buxheti i shtetit të dëmtohet për mijëra euro nga kjo veprimtari ilegale.

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi pamjet nga kontrollet e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me zyrtarët nga Dogana e Kosovës e që cak i bastisjeve ishin lokalet e shitjes dhe servisimit të telefonave mobil në kryeqytet.

“Kemi një aktivitet tek bizneset që merren me telefoni mobile aktivitetin e kryejmë në prezencën e mediave dhe nuk e besoj që iu pengon dhe nuk paraqet ndonjë problem, këta hetuesit besoj që janë prezantuar dhe është mirë që ju të bashkëpunoni me hetuesit dhe të i ofroni të gjitha shënimet të cilat i keni dhe ato që kërkohen bashkëpunimi i juaj na lehton edhe neve punën”, ishte njoftimi i parë i inspektorit tatimor në lokalin e parë i cili ishte cak i kontrollit.

Inspektori e paralajmëron pronarin se nëse malli nuk ka deklarim do të konfiskohet përkohësisht nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Kontrolli vazhdon me listën e stoqeve dhe krahasimin e tyre me faturat e blerjes dhe shitjes dhe verifikimin e librave të tjerë të këtij biznesi.

“Ne i marrim telefonat i qojmë në zyre, na i sjellin dokumentacionet çka i keni ,çka si keni në rregull telefonat duhet me i ndaluar”, ishte paralajmërimi tjetër për pronarin e biznesit.

Gjetjet e kësaj kontrolle i ka shpjeguar në fund udhëheqësi i këtij aksioni nga Administrata Tatimore e Kosovës.

“Sot gjatë ditës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e kemi ndërmarrë një aksion për luftimin e informalitetit që ka të bëjë me shitjen e sektorit të mobileve ose sektorin themi ndryshe mobil shopave. Gjatë këtij aksioni të përbashkët kemi hasur në parregullsi, siç janë telefona të pa deklaruar pa prejardhje të cilët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës përkohësisht, po ashtu gjatë ekzaminimin të dokumentacionit ne kemi hasur edhe shitje të padeklaruara të cilat do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi”, ka shtuar udhëheqësi i aksionit nga ATK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit