Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Konkursi për pranimin e studentëve në UP u hap vetëm për 12 fakultete, prorektorja tregon arsyet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Konkursi për pranimin e studentëve në UP u hap vetëm për 12 fakultete, prorektorja tregon arsyet

Maturantët që duan të aplikojnë për të studiuar në Fakultetin e Arteve dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës duhet të presin derisa universiteti të hapë konkursin për këto dy fakultete.

Ndërsa Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore të nivelit bachelor për vitin akademik 2024/2025 në dymbëdhjetë fakultetet e tjera më 04.07.2024.

Në një intervistë për KALLXO.com, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve në UP, Njomza Llullaku, ka shpjeguar se pse ende nuk është hapur konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Arteve dhe atë të Bujqësisë dhe Veterinarisë.


Sipas prorektores Llullaku, brenda kësaj jave do të hapet konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Arteve, ndërsa në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë konkursi pritet të hapet në muajin shtator të këtij viti.

Se pse është vonuar hapja e konkursit për pranimin e studentëve në Fakultetin e Arteve në UP, prorektorja Llullaku është arsyetuar se Ministria e Arsimit është duke rregulluar një udhëzim për kredenicialet e bartësve të programit në Fakultetin e Arteve dhe kjo u ka marrë kohë.

“Fakulteti i Arteve i ka kry të gjitha detyrat edhe me proces të akreditimit. Në këtë rast Ministria e Arsimit do ta rregullojë një udhëzues që pritet të ndodhë brenda kësaj jave… D.m.th. brenda javës do të kemi konkursin për Fakultetin e Arteve” – ka deklaruar prorektorja Llullaku.

Edhe Drinor Zymberi, prodekan për mësim, çështje të studentëve në Fakultetin e Arteve në UP, e ka konfirmuar për KALLXO.com se janë në pritje të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit për bartësit e programeve të studimit nga fusha e arteve.

Sipas Zymberit, pasi ta kenë udhëzimin administrativ do të shpallin konkursin për pranimin e studentëve në Fakultetin e Arteve në UP.

“Sipas informacioneve që kemi deri tani, grupi punues (për udhëzimin administrativ) është në fazën finale. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, presim të shpallim konkursin për pranim të studentëve në studimet Bachelor gjatë muajit korrik” – është përgjigjur prodekani Zymberi më 09.07.2024.

Zymberi ka njoftuar po ashtu se aktualisht kanë të akredituar programin e studimit në nivelin Bachelor në Përformim në departamentin e muzikës, në të cilin pranohen studentë në profilet e pianos, solokëndimit, instrumenteve frymore, instrumenteve harkore dhe dirigjimit. 

Kurse, pjesa tjetër e programeve të studimit në Fakultetin e Arteve të UP-së, Zymberi ka bërë të ditur se është në pritje të udhëzimit administrativ të MASHTI-t.

Në anën tjetër, për mungesën e konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së për vitin akademik 2024/2025, prorektorja Llullaku ka thënë se kanë çaluar në standardin e infrastrukturës të këtij fakulteti, që është i kërkuar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës për akreditimin e programeve të studimit.

KALLXO.com ka raportuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në mbledhjen e datës 20.05.2024 ka vendosur që katër programe studimi të Fakultetit të Bujqësisë të UP të mos i akreditojë për shkak të infrastrukturës që ka ky Fakultet. 

Mirëpo, vendimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për katër programet e studimit të Fakultetit të Bujqësisë të UP-së nuk është bërë ende publik deri në përfundimin e listës finale të të gjitha programeve të akredituara apo jo, të universiteteve në Kosovë. 

Por, raportet e ekspertëve që kanë vlerësuar akreditimin e programeve të Fakultetit të Bujqësisë të UP-së janë publikuar.

Kur u pyet për këtë situatë të akreditimit të programeve të studimit të Fakultetit të Bujqësisë, prorektorja Llullaku theksoi se janë në negociata me Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit të Kosovës për akreditimin e programeve të studimit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë për një periudhë.

Ajo ka thënë se i kanë siguruar disa hapësira në Universitetin e Prishtinës, ku pritet të mbahen ligjëratat e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

“Sa i përket Bujqësisë dhe pjesa e infrastrukturës është standard i panegociueshëm, kjo nuk është personale, kjo është një detyrë që universiteti e ka marrë përsipër edhe është t’u punu. Procesi si ka ndodhë kjo, ka pasë disa çalime gjatë rrugës e që na secili i marrim përgjegjësitë tona edhe duhet me punu. Mirëpo në anën tjetër UP-ja edhe kampusi i UP-së është i të gjithëve, pra nëse ka hapësirë ku Fakulteti i Bujqësisë mundet m’i mbajtë mësimet që ne i kemi siguru me atë hapësirë, atëherë kjo i mundëson, jemi duke negociu për me mundësu njëvjeçar akreditimin derisa të krijohet objekti” – ka thënë Llullaku.

Hapësirat e UP-së që Llullaku tha se do t’i shfrytëzojnë për mësim studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë janë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së (FIEK).

“Hapësirat janë te Fakulteti i FIEK-ut, është një hapësirë që është korridor dhe 4-5 salla që mjaftojnë për me u zhvillu mësimi dhe këto janë si tranzicionale derisa të bëhet objekti që sipas personave që po punojnë në këtë edhe sekretarit (të UP-së) po edhe rektorit, kjo detyrë është e Këshillit Drejtues dhe pritet që do të jetë brenda vitit, të finalizohet objekti me problematikat të cilat i ka pasë” – ka shtuar Llullaku.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë situatë të konkursit të UP-së.

Tutje, Llullaku ka treguar se janë mbi 50 programe studimi në UP që i kanë në dispozicion dhe që mund të aplikojnë për të studiuar studentët e ardhshëm.

“Kemi Fakultetin Filozofik, kemi programe shumë atraktive, Antropologjinë, Historinë, kemi Arkitekturën, Mjekësia që qëndron top prej drejtimeve, FIEK-un (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike), Shkenca Kompjuterike, Ndërtimtarisë, Mekanikës, Edukimi Sportiv, Fakulteti i Edukimit” – ka numëruar Llullaku disa nga programet e studimit në UP.

Llullaku i ka numëruar po ashtu disa nga mundësitë që i ofrojnë për studentët e tyre, si bursa universitare, punë praktike dhe shkëmbime të studimeve përmes programit të Bashkimit Europian që mbështet arsimin në kontinentin e Europës – “Erasmus”.

“UP-ja t’i jep disa mundësi. E para studimi është pa pagesë d.m.th. ti nuk paguan për me ardhë me dëgju ligjërata prej profesorëve dhe profesoreshave më të respektuara në komunitet. Ke praktika, ERASMUS, ke shërbime të tjera, të cilat jepen. Përveç asaj ke bursën universitare, d.m.th. është bursa meritore që shikohet nota mesatare… Ne kemi edhe bursën STEM që i targeton vajzat dhe gratë, të cilat dëshirojnë me studiu në fusha STEM (fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës)… Në anën tjetër kemi edhe bursë për studentë me nevoja të veçanta” – ka thënë ajo.

Ajo po ashtu njoftoi se së fundmi janë mundësuar edhe bursa në dy programe të studimit në Fakultetin e Filologjisë në UP – Gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe, të cilat do të dhurohen nga Ministria e Arsimit dhe kanë vlerën 1,000 euro.

“I ftoj të gjithë maturantët, sado që e kanë ankthin, ky është një moment që ju jeni përgatitur për një kohë të gjatë. Maturantët lexojnë, mësojnë, përgatiten për provime, ankthi është natyral, ky ankth ka m’iu ndihmu me qenë të koncentruar, edhe ka vend për të gjithë, edhe ne ju mirëpresim” – i ka ftuar Llullaku maturantët për të studiuar në UP.

Ndërkaq, sipas konkursit të UP-së të datës 04.07.2024 për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore të nivelit Bachelor për vitin akademik 2024/2025, UP do të pranojë 5,285 studentë të rregullt.

Aplikimi në konkursin e UP-së është i hapur deri më 16.07.2024, në orën 16:00. Kurse, në datat 18.07.2024 dhe 19.07.2024 do të mbahen provimet pranuese në 12 fakultetet e UP-së të përmendura në konkurs.

Për të kuptuar se cilat janë dokumentet e nevojshme, kriteret dhe detaje të tjera rreth aplikimit, programeve të studimit të fakulteteve të UP-së mund të klikoni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”