Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Akademia Dukagjini me nismë të re për mësimdhënie dhe nxënie në të gjithë Kosovën

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Nisma "Praktika të suksesshmee në mësimdhënie dhe nxënie", Akademia Dukagjini, 26.11.2025

Akademia Dukagjini me nismë të re për mësimdhënie dhe nxënie në të gjithë Kosovën

“Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie” është nisma e re e organizuar nga Akademia Dukagjini e cila do të ketë në fokus ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, të nxënit dhe udhëheqjes shkollore kështu duke synuar arritje më të mira të nxënësve për të gjitha nivelet e arsimit.

Kjo nismë ka për qëllim që të ndërtohen komunitete profesionale të mësimdhënësve nga e gjithë Kosova për të mësuar nga njëri tjetri e për të inkurajuar praktika të suksesshme, të cilat pas përhapjes e zbatimit “do të kenë ndikim në arritjet e nxënësve”.

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Dukagjini, Blerim Muhaxhiri tha se motoja e kësaj nisme është “Së bashku për ndryshim”. Ndërsa këtë nismë e quajti si një ambient mikpritës për zhvillimin e kapaciteteve e hulumtimeve arsimore për të gjithë ata që janë të interesuar.

“Motoja e Akademisë është: Së bashku për ndryshim. Për ta përmbushur vizionin dhe për ta realizuar misionin e saj, Akademia Dukagjini u bën me dije juve të pranishëm dhe të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të interesuarve se tek ne do të gjeni një mjedis mikpritës për zhvillimin e kapaciteteve, promovimin e inovacionit pedagogjik, hulumtimet shkencore dhe mbështetjen pa kufizim në përpjekjet tuaja për të përmirësuar cilësinë dhe të nxënit”- tha Muhaxhiri gjatë fjalimit, më 26.11.2025.

Ndërsa theksoi se në qendër të kësaj akademie do të jenë mësimdhënësit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe nxënësit në mbarë Kosovën.

“Në qendër të Akademisë Dukagjini do të jenë mësimdhënësit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe nxënësit. Ne kemi angazhimin që të kontribuojmë në ndërtimin e kapaciteteve të afta për të menaxhuar ndryshimin në arsim në shoqërinë tonë, e cila është mjaft dinamike dhe shton përpara nesh kërkesa gjithnjë në rritje për cilësi”- shtoi ai.

Muhaxhiri vlerësoi se qendër e procesit të edukimit të brezave janë mësimdhënësit e vendit.

“Tekstet dhe materialet mësimore, infrastruktura, teknologjia e të tjera kanë ndikim te nxënësit, por mësimdhënësit janë ata që bëjnë diferencën, që i japin këtij procesi mjaft dinamik. Përparimi i arsimit dhe shoqërisë varet kryesisht nga mësimdhënësit. Prandaj, investimi për ju është me vlerë të jashtëzakonshme. Ne do të punojmë pa pushim për aftësimin pedagogjik dhe në ngritjen e kapaciteteve tuaja. Pikërisht, përkujdesja e veçantë për mësimdhënësit është tipari dallues i Akademisë”- u shpreh Blerim Muhaxhiri.

Ndërkaq, konsulenti Bardhyl Musai tha se në Kosovë ekzistojnë disa udhëzime administrative që i hapin rrugë zhvillimit profesional, aktiviteteve e rrjetëzimit të shkollave e mësimdhënësve.

Sipas Musait interesi i  tërë kësaj është te nxënësit dhe arritjet e tyre.

“Secili nga ju ka diçka racionale, ka diçka që duhet ta ndajmë me kolegët, sepse përvojat e mira janë pasuri dhe duhet të përhapen, pikërisht ky është qëllimi i kësaj nisme. Pra, qëllimi është që ne të ndërtojmë komunitete profesionale, të inkurajojmë praktika më të mira. Për fatin e mirë, këtu në Kosovë ekzistojnë disa udhëzime administrative që i hapin rrugë zhvillimit profesional, atyre aktiviteteve në bazë të shkollave, rrjetëzimit e të tjerë. Pra, është një terren infrastrukturor përnga pikëpamja juridike dhe vetëm duhet të bëjmë zbatimin e aspekteve të këtij karakteri të praktikës dhe këto praktika kanë ndikim shumë të lartë në arritjen e cilësisë, dhe ne na intereson pika fundore e gjithë procesit, që janë nxënësit tanë dhe arritja e tyre”- potencoi Musai.

Sipas tij me këtë iniciativë jo vetëm që fuqizohen mësimdhënësit por edhe vlerësohet puna e tyre.

“Pra, kjo bëhet si nismë, kjo vjen për t’i parë mësimdhënësit jo thjesht si pjesëmarrës, si përfitues, por si kontribues. Është një koncept që kthehet mbrapsht tani dhe që fuqizon mësimdhënësit, dhe vlerësohet krijimtaria, përkushtimi, devocioni, aspektet më të mira që ju keni dhe që duhet të dalin në pah”- shtoi ai.

Ndërkaq u bë e ditur se aplikimi për këtë nismë do të jetë i hapur për një muaj, deri më 26.12.2025 në orën 16:00.

Për çdo fushë kurrikulare të arsimit do të përzgjidhen 10 aplikimet më të mira ndërsa prezentimet do të jenë veçmas për çdo fushë kurrikulare për arsimin fillor e të mesmëm (të ulët e të lartë). Tutje njoftohet se aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen  deri më 20.01.2026.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”