Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pranoi mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe - Prokuroria e Mitrovicës po heton adresën nga ka ardhur kanosja ndaj policit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Zyrtarët policorë në veri, Foto: Afrim Ejupi/ KALLXO.com

Pranoi mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe - Prokuroria e Mitrovicës po heton adresën nga ka ardhur kanosja ndaj policit

Një zyrtar policor në Mitrovicë, më 24.05.2025, kishte raportuar se në rrjete sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe.

Lidhur me këtë Prokuroria e Mitrovicës bën të ditur për KALLXO.com se është autorizuar Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike që të identifikojë adresën se nga ka ardhur kanosja.

“Është njoftuar Prokurori kujdestar dhe ka autorizuar Policinë që të hapet rast për veprën penale ‘kanosja’. Është autorizuar Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike që të identifikojë adresën se nga ka ardhur ‘kanosja’.” – thuhet në përgjigjet e Prokurorisë, më 26.05.2025.

Këta të fundit shtuan se rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Policinë.

Për kërcënimet ndaj këtij zyrtari policor foli Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në një Konferencë të jashtëzakonshme për media, që u mbajt dje, më 25.05.2025.

Hoxha tha se këto kërcënime janë bërë në grupe në rrjete sociale, duke shtuar se puna në veri i ka peripecitë dhe Policia nuk do të lejojë që sjellja e ndonjë individi ta dëmtojë uniformën e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës të gjitha këto kërcënime do t’i trajtojë seriozisht.” – tha Hoxha.

Në Konferencën e djeshme drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka dhënë po ashtu detaje rreth veprimeve policore gjatë incidentit që ka ndodhur më 23 maj, në Mitrovicë të Veriut, gjatë një manifestimi të maturantëve të komunitetit serb.

Hoxha kishte thënë se bazuar në pamjet e siguruara nga kamerat në këtë pjesë në veri të vendit shenja në qafë e maturantit i cili ishte kapur nga një zyrtar policor i Kosovës ka qenë ngjyrë dhe nuk ka qenë e shkaktuar nga ndonjë dhunë.

“Ngjyra në qafën e maturantit është vendosur para dhe është ngjyrë, nuk është gjak. Përveç tij edhe maturantët e tjerë kanë pasur shenja të vendosura paraprakisht. I njëjti është intervistuar në cilësinë e viktimës në prezencë të babait të tij dhe është intervistuar nga zyrtarët tanë të Forenzikës. Nuk ka ndonjë shenjë që ka pasur gjakderdhje.” – kishte thënë Hoxha, më 25.05.2025.

https://kallxo.com/lajm/drejtori-i-policise-se-kosoves-ne-qafen-e-maturantit-ne-mitrovice-te-veriut-kishte-ngjyre-nuk-kishte-gjak/

Zyrtari policor Dylot Brahimi ishte pjesë e ekipit të Policisë që do të merrej me ofrimin e rendit dhe sigurisë në njërin nga aktivitetet, që disa maturantë në Mitrovicë të Veriut e kishin paralajmëruar paraprakisht.

Por, një veprim i një të riu gjatë këtij aktiviteti bëri që të pjesëtarët e Policisë të reagojnë – kjo e cila më pas i kushtoi me transferim njërit prej tyre, Dylot Brahimit.

Zyrtari policor Brahimi sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxhajt është transferuar në Stacionin Policor në jug.

Kjo është bërë për t’u shmangur nga kontakti, apo ndonjë provokimi në pjesën e Mitrovicës së Veriut, pas incidentit që u shënua më 23.05.2025.

“Zyrtari jonë policor është transferuar në Mitrovicë të Jugut, me qëllim të evitimit të çfarëdo kontakti, apo çfarëdo provokimi që kish mujtë me ndodhë ditëve në vijim.” – ka thënë në një Konferencë të jashtëzakonshme drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, derisa shtoi se pretendimet për tejkalim të forcës nga ana e policit i kanë raportuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Zyrtarisht Drejtoria Regjionale e Policisë në Mitrovicë të Jugut nuk ka pranuar ende ndonjë Vendim për transferimin e policit Dylot Brahimi, ndonëse Drejtori e bëri deklarimin një ditë më parë, më 25.05.2025.

https://kallxo.com/lajm/incidenti-ne-mitrovice-te-veriut-polici-qe-u-perfshi-ne-rast-transferohet-ne-stacionin-policor-ne-jug/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Policia zë një person duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë